Modelja shqiptare, Kristina Baki ka publikuar foton e parë të vajzës që sapo ka sjellë në jetë.
Modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shkruan:
“Mirëseerdhe në këtë botë, vogëlushja ime Siera”– duke mos e zbuluar fytyrën e vajzës së saj të vogël.
Pak ditë më parë u raportua se modelja kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, megjithatë ajo nuk ka preferuar të ndajë datën saktë të lindjes së vogëlushes Siera.
Modelja shqiptare realizoi pak kohë më parë baby-shoëer e saj mes mikeshave dhe familjarëve pjesë të të cilit i ka hedhur edhe në kanalin e saj të YouTube. E pikërisht aty ajo ka zbuluar se gjyshi i saj u ka sugjeruar emrin: Siera. Ky emër, shpjegoi Kristina në shqip është ‘si era’ dhe në spanjisht ‘mal’.
“Në ditën e baby-shoëer dua të zbuloj edhe emrin e bebushes sime. Në fakt ishte shumë e vështirë. Para se të isha shtatzënë mendoja se ishte gjëja më e thjeshtë për të gjetur një emër. Emrat që dëgjoja mendoja “O sa i bukur ky o sa i bukur ai.” Por gjatë gjithë kësaj periudhe kam parë se ka qenë gjëja më e vështirë. Emri që më pëlqente mua nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas. Gjithashtu edhe ndonjë familjari, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që na pëlqeu të gjithëve: Siera. Ky emër në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip ‘si era’. Ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, si ne. Ndaj kemi vendosur ta festojmë baby-showrin në një fermë.”-tha ajo.
Modelja është shfaqur e veshur me një fustan karamel, të shkurtër e të hapur dhe pa dyshim buzëqeshja nuk ka munguar në portretin e saj. Kristina nuk ka ngurruar të ndajë foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale dhe është vënë re që mes mikeve të saj kanë qenë edhe shumë vajza të njohura të ekranit si Adrola Dushi, Viola Spiro, Enxhi Nasufi apo Drilona Boçi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al