Çfarëdo që mendoni, personat e famshëm nuk janë sikur “njerëzit e zakonshëm”. Kur humbin kilogramët, patjetër e bëjnë këtë për para. Kjo është lista e metodave më të pazakonshme me ndihmën e të cilave të famshmit humbin kilogramët.
Natalie Portman
Për rolin e valltares së balerinës, e cila ka probleme me peshën, Natalie është detyruar të jetë rreth 37 kilogramë. E vërtetë, 37! Ushqimi i saj ditor është përbërë nga një gjysmë rrushi e karota. Tingëllon e tmerrshme, mirëpo ai rol i ka sjellë çmimin “Oscar”, transmeton Telegrafi.
Beyoncé
Beyonce ka refuzuar të hajë ushqim të ngurtë për shkak të shtatë kilogramëve më tepër për rolin në filmin “Dreamgirls”. Ndonëse edhe kjo mund të konsiderohet njëra nga ato dietat ekstreme, që natyrisht nuk mund të zgjasin për shumë gjatë, ia vlen të merret parasysh për raste të veçanta. Bëhet fjalë për ‘Pastrimin Mjeshtëror’, dietë të cilën e kishte përdorur Beyoncé kur përgatitej për rolin e saj. Ajo në këtë periudhë kohore kishte mbijetuar me lëng limoni, shurup panje dhe spec të djegës, dietë kjo që e detoksifikon trupin dhe e përshpejton procesin e humbjes së peshës.
Matthew McConaughey
Për katër muaj të dietës tepër të rreptë ka humbur më shumë se 20 kilogramë. Dieta është bazuar në shumë lëngje dhe në proteina, ndërkaq aktori thotë që presoni psikologjik ka qenë më i rëndë se dieta.
Reese Witherspoon
Reese i është kthyer ushqimit të popullarizuar të bazuar në ushqimin e fëmijëve në mënyrë që të arrijë formën pas lindjes. Sekreti është i thjeshtë: ushqimi i qulltë lehtë tretet, ndërkaq sasia e racioneve garanton që nuk do të ngopet shumë.
Anne Hathaway
Roli i punëtores së fabrikës e cila vdes nga tuberkulozi në filmin “Les Miserables” kërkon dukje përkatëse. Anne ka qenë në dietë me vetëm 500 kalori. Ka ngrënë dy porcione fibra të thata tërshëre, disa karota dhe pak humus. E tmerrshme!
Christina Aguilera
Këngëtarja thotë se ha në mënyrë të pazakontë: çdo ditë konsumon diçka kërcëlluese, të butë, të ngrohtë dhe të ftohtë. Ushqimi gjithashtu duhet patjetër të ketë ngjyrë të njëjtë.
Christian Bale
Kujt nuk i kujtohet roli i tij i tmerrshëm në filmin “The Machinist”? Është dashur patjetër t’i humbë 30 kilogramë për 4 muaj. Ushqimi i tij ka qenë i përbërë nga konservat me mish toni dhe mollët që nuk i kanë kaluar 300 kalori. Aktori ka pirë shumë ujë në mënyrë që të eliminonte ndjenjën e urisë. Bashkë me kilogramët ka humbur edhe muskujt. Prandaj, në film është dukur aq shumë i hajthëm.
Madonna
Si do të dëshironit të dukeshit në të pesëdhjetat dhe në të nëntat? Mbase sikur Madonna? Këngëtarja është në formë të pabesueshme. Kjo është kështu për shkak se ushqimi i saj bazohet në supozimin që ajri është i mjaftueshëm për funksionimin e trupit tonë. Ajo zien ushqimin, por nuk e ha: vetëm i merr erë dhe nuk ha asgjë, pos supës së njelmët dhe ujit. Madonna me siguri nuk jeton kështu gjithë kohën, por përdor këtë metodë kur duhet të eliminojë shpejt ndonjë kilogram.
Nicole Kidman
Pas lindjes, Nicole është detyruar të bëjë dietë goxha të rëndë. Ushqimi i saj është përbërë nga një vezë e zier fort, një për drekë dhe dy për darkë. Ushqimi i tillë është i pashëndetshëm dhe i çekuilibruar, mirëpo aktorja ka humbur edhe më shumë kilogramë seç ka pretenduar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al