19 Prill, 2022

Neritani hedh akuza të rënda ndaj motrave Zyba: Janë mbledhur një grup jashtë për të sulmuar Alesian


Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi mes Neritanit dhe Alesias që duket se kishte shkuar shumë mirë. Por, u shoqërua me debate të forta në studio.

Gjatë takimi dyshja u ndal te xhelozia që Neritani kishte shprehur për takimin e Alesias me Jetmirin. Ai tha se ka filluar të ketë një pëlqim ndaj Alesias dhe kjo është arsyeja pse ka shprehur xhelozi. Duke shtuar më tej e ndryshon xhelozia që ka në emision nga xhelozi që mund të ketë jashtë sepse aty janë në konkurrencë.

Edhe po të shkojë shumë mirë takimi thuaj që është keq sepse mërzitem. Kam filluar të bëhem xheloz. Është pjesë e dashurisë. Kur të sulmojnë ty dukem sikur sulmojnë një pjesë timen. Nuk të shoh dot me një çun tjetër. Jam i gatshëm të lidhem që nesër. Xhelozia jashtë ndryshon nga ajo këtu. Është e natyrshme nuk e shmang dot se këtu je me konkurrentë.”- u shpreh ai. Alesia tha se e mirëkupton dhe nuk ndihet keq nga kjo lloj xhelozie.

Ndërkohë, motrat Rrushe dhe Laureta kanë debatuar me të dy. “Do vetëm të më sulmojë, të kapet me mua. Ka të mirë ka dhe të keqe në jetë varet çfarë do të tregosh. Dhe ti thellë-thellë mund të jesh e mirë.”- i tha Alesia Rrushes.

Më i ashpër ishte Neritani i cili bëri akuza të forta ndaj dy motrave. Ai tha se ato bëjnë plane jashtë dhe sulmojnë Alesian në emision. Madje, akuzoi dy motrat se nuk janë në emision për të gjetur dashurinë por për të sulmuar të tjerët.

“Gjëra tendencioze që gatuhen jashtë dhe vijnë këtu. Unë nuk jam i akuzuar sepse nuk kam çetë të përpunimit të fjalës. Motrat jetojnë bashkë plus komunikimi që kanë me djemtë e tjerë, përgatiten dhe vijnë këtu gati. Ti dhe Rrushja që kur keni ardhur tendenca juaj nuk është të dashuroni për të sulmoni tjetrin. Nëse ti flet për dashurinë dashuria do ishte dështim. Ju vetëm e keni mendjen të nxirrni njerëzit negativisht. Janë mbledhur një grup jashtë për të sulmuar Alesian jashtë.”- u shpreh Neritani.

Nga ana tjetër dy motrat e mohuan këtë gjë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al