24 Shtator, 2024

Nëse deri më sot nuk dinit të zgjidhnit mes jogës dhe pilates, ja disa dallime mes tyre që do ju bëjnë të vendosni kë doni të bëni


Zgjedhja midis jogës dhe pilates mund të jetë e vështirë, pasi të dyja praktikat ofrojnë përfitime të rëndësishme për trupin dhe mendjen. Vitet e fundit, pilates, dhe veçanërisht reformatori, ka fituar një popullaritet të madh, duke tërhequr shumë të famshëm dhe influencues.

Nga ana tjetër, fanatikët e jogës i mbeten besnikë kësaj metode të lashtë, e cila është treguar se lehtëson çrregullimet mendore, sipas hulumtimeve. Ndërsa të dy praktikat ndajnë veçori të përbashkëta, ka edhe dallime që mund të ndikojnë në zgjedhjen tuaj.

Ngjashmëritë mes Yoga dhe Pilates

Qëndrimi i duhur

Të dyja praktikat promovojnë qëndrimin e duhur. Në pilates, ushtrimet fokusohen në stabilizimin dhe fleksibilitetin, ndërsa në joga mund të “hapni” shpatullat dhe të përmirësoni qëndrimin tuaj.

Forca dhe fleksibiliteti

Të dyja ushtrimet forcojnë muskujt. Në pilates, ju përdorni aksesorë si shtangë dore dhe topa për të përmirësuar tonifikimin, ndërsa në pozat e yogës nxisni forcën pa ndihmë të jashtme. Edhe pse pilates mund të japë rezultate më të shpejta në forcë, joga zakonisht përmirëson fleksibilitetin më shpejt.

Përmirësimi i frymëmarrjes

Frymëmarrja është thelbësore për të dyja praktikat. Në joga, teknikat e frymëmarrjes reduktojnë stresin, ndërsa në pilates stërvitni muskujt e frymëmarrjes që të funksionojnë në mënyrë më efikase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al