Aktori Julian Deda ka ironizuar hapur të gjitha vajzat e “Big Brother VIP” në orët para të mëngjesit.
Sipas konkurrentit vajzat nuk mund ta fitojnë çmimin e madh nëse nuk vendosin emra burrash, duke treguar kështu që fituesi i “BBV” duhet të jetë një mashkull.
“Nëse dëshironi ta fitoni ‘Big Brother’ moj vajza ndërroni emrat. Bëjini në Roza në Rozan, nga Egla në Eglush, nga Heidi në Hajdar, nga Erjola në Erinaldo, nga Françeska në Françesk”- tha Juli, ndërsa Graciano Tagani dhe Meriton Mjekiqi shpërthyen në të qeshura.
Kujtojmë që gjatë primet të mbrëmjes së djeshme akori u akuzua nga vajzat dhe opinionistët e “BBV”, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari se ai i ka përdorur vajzat për lojë megjithëse një gjë e tillë nuk u pranua nga ana e konkurrentit i cili tregoi se vetëm i ka mbështetur ato.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al