7 Janar, 2021

“Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë”- Bebe Rexha zbulon se çfarë nuk mungon asnjëherë në shtëpinë e saj


Ndonëse në fillimet e saj e ka pasur të vështirë ta pranojë origjinën, Bebe Rexha tashmë ka arritur në një pikë sa jo vetëm e pranon se është shqiptare, por nuk ngurron as të tregojë traditat e zakonet e vendit tonë.

bebe rexha

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka treguar pjesët e preferuara të shtëpisë, teksa ka zbuluar një nga erëzat më të veçanta që ka.

bebe rexha (3)

Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse pjesë e çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

bebe rexha (1)

Kjo këtu quhet vegeta. Nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,- tha këngëtarja.

bebe rexha (1)

Ndër të tjera, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në “MTV Video Music Awards 2019”.

bebe rexha (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al