Të kuptosh se si i zgjedhin meshkujt femrën e duhur për tu martuar ka qenë gjithnjë një qëllim i femrave dhe një mister. Nëse për meshkujt është diçka natyrale, për femrat nuk është ashtu.
Çfarë duhet ti vijë në mendje që i thotë vetes “po, kjo është e duhura”, aq sa të vendosë ti propozojë për martesë? Cilat janë proceset mendore mashkullore pas vendimit për të shkuar në altar? Për tua bërë më të thjeshtë të kuptoni diçka nga bota mashkullore po rendisim disa detaje më poshtë:
Ka rëndësi pamja fizike
Kur dy njerëz takohen për herë të parë, fiziku është ai që bie në sy. Për një studim nga universiteti i Amsterdamit fakti që meshkujt preferojnë një femër me një aspekt të bukur fizik nuk tregon se janë sipërfaqësor, por se kanë instiktin e përzgjedhjes së femrës
Përputhshmëria
Sipas psikologut Seth Meyers “mashkulli zgjedh mes femrave atë me të cilën përputhet nga aspekti afektiv”. Do të gjejë një person pranë së cilës ndihet mirë edhe kur ndodhet me shoqërinë, kur bëhet fjalë për familjen dhe miqtë.
Spontaniteti
Pas kalimit të muajve të parë, pas tërheqjes fizike hyn në lojë arsyetimi. Dhe këtu mashkulli përpiqet të kuptojë kë ka përpara. Mirko Spelta në librin e tij “ Të kesh një mashkull është e lehtë, problemi është ta mbash”, thotë se për të çuar para me sukses një lidhje është e rëndësishme të shfaqesh ajo që je. “Spontaniteti, natyraliteti dhe sinqeriteti janë një terren mashkullor. Nëse jeni e sinqertë dhe spontane mashkulli e kupton dhe e vlerëson këtë aspekt”.
Vlerat e përbashkëta
Është e kotë të kërkoni një propozim romantik tek një person që nuk beson tek martesa, apo dëshiron të bëjë pak fëmijë. Nëse doni që gjërat të shkojnë siç dëshironi është e nevojshme të kemi një objektiv të përbashkët.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al