5 Tetor, 2021

“Nëse mbyllet Instagram-i, ti falimenton si njeri”- Ja ç’përgjigje i ktheu Enca Haxhia ndjekësit në rrjete sociale


Aplikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe ËhatsApp, nuk po funksiononin prej disa orësh ditën e djeshme. Të gjithë përdoruesit e tyre nisën të komentonin dhe madje të bënin meme për këtë situatë.

enca haxhia (1)

Pas rikthimit në normalitet, Enca Haxhia vendosi që të publikojë në Instastory një status, ku shkroi: “Ohh, instagram-i im i dashur, sa më mungove!”.

Ndjekësit i kanë komentuar Haxhias nëpërmjet mesazheve në “inbox” dhe disa prej tyre këngëtarja vendosi t’i ndajë me të gjithë publikisht.

enca haxhia (3)

Nëse mbyllet seriozisht Instagram-i, ti falimenton si njeri automatikisht”,- i shkruante një ndjekës, së cilit, Enca iu përgjigj: “Po u mbyll Instagram-i im, ti ngel pa punë i pari. Thuaj faleminderit Zotit, faleminderit Allah, faleminderit Buddha”. Më pas ajo shtoi: “Fansat e mi toksik ju”.

enca haxhia (5)

E pyetur se çfarë po bënte gjatë kohës që nuk punonte Instagram-i, artistja tha:

Po jetoja e lumtur jetën time siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës time përfundon në Instagram. Përtej të gjithave e dua shumë Instagram-in, por s’kaloj më shumë se 30 minuta në ditë (maksimumi). Por ju premtoj që do jem më aktive së shpejti”.

enca haxhia (6)

enca haxhia (4) enca haxhia (7) enca haxhia (19) enca haxhia (1) enca haxhia (8) enca haxhia (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al