Alban Ramosaj ka treguar së fundmi “kushtet” që duhet të plotësojë Festivali i Këngës që ai të marrë pjesë përsëri.
Duke risjellë në vëmendje deklaratat Agim Doçit, Alban Ramosaj tha se do të marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ketë ndryshime sistemi i përzgjedhjes.
“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhon siç është nuk e mendoj.”- tha ai për “Mirage.”
Ndërsa Beatrix Ramosaj duke i dalë në mbështetje të vëllait u shpreh:
“Unë si motër… ky ka një magji një vokal, një prezencë që zëri i tij magjik do të mahnitëse të gjithë Europën, të gjithë botën.”
Kujtojmë se Doçi deklaroi se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar. Gjithashtu Doçi shtoi se Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.
Në reagimin e tij Albani e cilësoi deklaratën e Doçit si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi. Ai përmendi përfaqësimin e Rona Nishliut në Eurovision e cila u rendit e 5 duke arritur rezultatin më të lartë historik të Shqipërisë. “Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohësh se si do na përfaqësoj një “shqiptar nga Kosova” !”- mbylli shkrimin Albani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al