24 Tetor, 2017

Nëse po e mendoni martesës, duhet të ktheni sytë dhe të reflektoni rreth këtyre fakteve


Kur gjeni atë të duhurin, herët a vonë, mendja ju shkon vetvetiu tek martesa. Është ndjesia më e bukur në botë dhe këtu të gjithë biem dakord. Ama, duhet pasur kujdes. Martesa nuk është gjë e pakët dhe betimi bëhet për përjetë, pavarësisht ç’ndodh rrugës.

Përpara se të merrni një hap madhor si puna e këtij, duhet të dini nëse ti dhe partneri mund të diskutoni lirshëm tematikat e mëposhtme. Në të kundërt, na vjen keq, por ju pret një martesë e palumtur.

Paratë

Të flasësh rreth parave është pak e sikletshme, por mbetet e nevojshme. Ju do të ndani jetën bashkë, kështu që është e domosdoshme të dini në po ndani edhe borxhe apo vese të pashëndetshme.

Duhet të flisni rreth mënyrës si i menaxhoni paratë, a kurseni dhe sa kurseni, llogaritë e përbashkëta dhe të tjera në po këtë linjë. Gjërat e rëndësishme duhen bërë në fillim, prandaj nisni me këtë. Jini të kujdesshëm, ama.

 

Fëmijë apo jo?

Shumë prej çifteve të reja në vend duan fëmijë. Mund të ndodhë që ti ose partneri yt të jeni nga ata që thjesht s’e imagjinoni dot veten prindër. Të tilla konflikte janë shkatërruese për një çift dhe nëse s’bini dakord qoftë për a do të bëni fëmijë apo jo, sa do të bëni apo ç’mendoni për abortin, polemikat do të jenë fundi i martesës tuaj.

 

Debatet dhe konfliktet

Disa grihen dhe hahen sy për sy, disa bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Debatet janë të pashmangshme në çdo çift, por ajo që duhet diskutuar është mënyra si debatoni. A ziheni duke ngritur zërin, bëni diskutime konstruktive, thjesht nuk flisni? Të tilla gjëra duhen ditur për të shmangur shkallëzime të mëtejshme të konfliktit.

 

Hapësira personale

Sado të afërt të jeni ju si çift, çdokush ka nevojë për hapësirën e tij personale dhe kjo s’është diçka për t’u keqkuptuar. Ti ose partneri mund të doni të rrini vetëm për pak kohë, të udhëtosh vetëm, ose thjeshtë të dalësh pa gjysmën tënde. Një kërkesë e tillë nga partneri mund të jetë bazë për konflikt dhe dyshim, prandaj flisni hapur dhe qartazi për nevojën tuaj për të qenë vetëm.

 

Dëshira seksuale

Jo vetëm oreksi juaj seksual, por edhe çfarë klasifikoni ju si tradhti. Duhet folur me partnerin ç’lloj personi jeni: nga ata që është i eksituar shtatë ditë të javës apo shtatë ditë të muajit, jeni aventurierë apo klasikë. Gjithashtu, do të hasni probleme madhore nëse nuk i bëni limitet e qarta për ç’quhet tradhti dhe çfarë jo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al