10 Prill, 2022

“Nesër dhe përgjithmonë”/ Këngëtari i njohur Ermal Meta së shpejti do të publikojë romanin e tij të parë


Këngëtari i njohur, Ermal Meta duket se përveç se talentit që ka në muzikë ka zgjedhur që shpalosë dhe një aftësi tjetër, atë të të shkruarit. Artisti ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë romanin e tij të parë teka ka treguar se ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës së tij.

Ermali ka publikuar në profilin e tij në Instagram kopertinën e romanit të cilën e ka titulluar “Nesër dhe përgjithmonë”. Këngëtari ka zbuluar datën e publikimit të librit teksa shton emocionet që i ka shkaktuar dhe përfaqësimin e dy viteve të fundit të tij që ky roman përfaqëson.

Teksa në fund e ka mbyllur me disa falënderime për personat të cilët do ta lexojnë dhe do ta duan atë.

Më bëri të buzëqesh, të qaj, të mendoj, të studioj, të imagjinoj, të shikoj, të shoh, të dëgjoj, të qëndroj zgjuar për netë të tëra. Ai më disiplinoi dhe më rindërtoi disi, duke më shpëtuar. Më 19 maj del romani im i parë, NESËR DHE PËRGJITHMONË.

 Ai përfaqëson dy vitet e fundit të jetës sime ose ndoshta dyzet e fundit. Mezi pres ta ndaj me ju. Kush e di se çfarë do të mendoni, kush e di nëse do t’ju pëlqejë. Gjithçka kisha brenda dhe atë që nuk kisha, e mora hua nga e ardhmja.

 Faleminderit paraprakisht atyre që do ta lexojnë, atyre që do ta bëjnë të tyren, atyre që do ta duan siç e kam dashur unë që në fjalët e para. Unë jam shumë i emocionuar. Shihemi së shpejti miq”.– shkroi Meta krahas fotos së publikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al