26 Prill, 2022

Nesër publikohet pjesa e dytë e “365 Days”: Skenari, aktorët dhe detaje të tjera rreth filmit


Vazhdimi i filmit shumë të suksesshëm të vitit 2020, “365 Days: This Day” do të publikohet në Netflix ditën e nesërme.

Me regji nga Barbara Białowąs dhe Tomasz Mandes, ai bazohet në romanet sensuale dhe pasionante më të shitur nga novelistja polake Blanka Lipińska. Shumë do të jenë të emocionuar të shohin Laura dhe Massimo përsëri, veçanërisht pasi filmi i mëparshëm përfundoi duke i lënë të gjithë në suspancë.

Kur do të publikohet ‘365 Days 2’ në Netflix?
Filmi vijues do të jetë i disponueshëm në Netflix të mërkurën, më 27 prill 2022.

 

Çfarë pritet nga “365 Days: This Day” ?
Skenari i filmit të parë u frymëzua nga romani i Blanka Lipińska ‘365 Dni’ dhe filmi vijues ka shumë të ngjarë të bazohet në romanin ‘This Day’. Filmi i parë tregon historinë e Laura Biel, një grua e re nga Varshava e cila bie në dashuri me Don Massimo Torricelli, një burrë sicilian që e burgos dhe e detyron të bie në dashuri me të për një periudhë prej 365 ditësh. Në pjesën e dytë një gangster i ri me emrin Marcelo “Nacho” Matos prezantohet dhe ai ndjek Laurën e cila bie pre e tij ndërsa drama rritet. Përmbledhja zyrtare e Netflix thotë: “Laura dhe Massimo janë kthyer më të fortë se kurrë. Megjithatë, lidhjet familjare të Massimos dhe një burrë misterioz që kërkon zemrën e Laurës e ndërlikojnë jetën e të dashuruarve.”

Massimo do të duhet gjithashtu të përballet me vëllain e tij binjak Adriano në vazhdim, i cili nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit dhe as ndonjë lidhje me të. Skena më sensuale dhe kënde të frikshme do të eksplorohen në vazhdim, por interesant është se nuk do bëhet një përshtatje e plotë e romanit. Madje këtë e ka konfirmuar edhe autorja Blanka Lipińska gjatë një interviste me Oprahdaily teksa tha: “Doja t’u jepja fansave të mi më shumë se çfarë do të gjenin në libër dhe të krijoja diçka të re.”

 

Cilët janë aktorët?
Don Massimo Torricelli do të luhet nga Michele Morrone ndërsa Laura Biel do të interpretohet nga Annamaria Sieklucka. Magdalena Lamparksa do të luajë sërish shoqëruesen e Laurës, Olgën, ndërsa personazhet e tjerë të filmit të parë do të rikthehen. Kundërshtari i Massimos, Marcelo “Nacho” Matos, do të luhet nga Simone Susinna.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al