Disa nga projektet e ardhshme të Will Smith janë ndërprerë si pasojë e shuplakës që ai i dha komedianit Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars.
Aktori, i cili shokoi botën kur goditi komedianin Chris Rock sepse bëri një shaka me bashkëshorten Jada Pinkett Smith, ishte në pritje të një filmi në platformën Netflix dhe një tjetër në platformën Sony, sipas The Hollywood Reporter .
Projektet e ardhshme të yllit të King Richard janë lënë në pritje si rezultat i pasojave që Smith po merr pasi goditi Chris Rock në mes të skenës së Oscars.
Hollywood Reporter shkruan se dy platformat e mëdha, Netflix dhe Sony kanë ndaluar fillimin e Will Smith pas incidentit.
“Netflix ishte në procesin e gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë,” tha THR. Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie.
“Sony po frenon gjithashtu “Bad Boys 4”, i cili ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve”, shtoi media amerikane.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al