Yjet e kanë bërë të rrugës që të ekspozojnë sa më shumë nga pjesët intime. Kjo po bëhet pjesë e zakonshme e tapetit të kuq dhe madje pjesë e gjithë botës së tyre.
Me siguri kjo është arsyeja se pse edhe dizajnerët e modës nuk po mbesin prapa, por po dizenjojnë ‘të ardhmen’ e stileve të veshjeve sipas kërkesave të industrisë së modës. E çuditshme ose jo, por e vërtetë! Ata kanë vendosur që vaginën ta bëjnë simbol të veshjeve të tyre.
Java e modës në Nju Jork ishte një tregues i këtij trendi të ri që pritet të pushtojë botën e yjeve të ekranit të madh, atyre të muzikës dhe më pas sigurisht edhe ‘të çmendurit’ pas risisve të modës së fundit.
Namilia, brendi i krijuar nga dy disejnatorët Nan Li dhe Emilia Pfohl ka vendosur të befasojë me veshjet e saj, duke krijuar të ashtuquajturin trendin “Pussy Power”.
Namilia është një brend që gjithmonë guxon, eksperimenton dhe ka si parësore perceptimin femëror dhe me këtë linjë të re të brendshmesh e ka plotësuar filozofinë e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al