18 Shtator, 2017

Nga 10-ta tek 1-shi, këto janë qytetet me ushqimet më të mira në bot


Pak rëndësi ka se ku po udhëton në botë, ti sigurisht ke nevojë për të ngrënë dhe për ta mbajtur me vete si një kujtim të bukur edhe traditën e kulinarisë së një vendi.

E nëse planifikon ta bësh pjesë të rëndësishme të udhëtimit tënd (gjë që të sugjerojmë ta bësh), merre në konsideratë të udhëtosh në një prej qyteteve më të mirë të botës, në të cilat do të hani pjatat më të shijshme dhe që do ti mbani mend për një kohë shumë të gjatë.

 

Çdo vit, anketa e World Best Awards në Travel&Leisure u kërkon lexuesve të peshojnë përvojat e udhëtimeve nëpër botë, për të ndarë mendimet rreth qyteteve më të mirë, ishujve, linjave të lundrimit, spa, linjat ajrore, etj.

 

Lexuesit i vlerësojnë dhe rendisin qytetet për një sërë cilësish, përfshirë edhe ushqimin dhe disa prej të parapëlqyerve të këtij viti, janë pak të papritura. Sigurisht, Parisi i emëruari si kryeqyteti gastronomik i galaktikës, qëndron në treshen më të mirë.

Imagjinojeni ‘qytetin e dritave’ të përzihet me aromën e brioshëve të sapo pjekur, eclair-et, që mund të merren fare mirë si vepra arti, Reblochon-ët me lajthi dhe djathi i athët Époisses. E kush nuk do të donte të jetonte me  në këto vende për disa ditë?

 

Ja renditja e plotë:

 

  1. Bordo, Francë

 

  1. Barcelonë, Spanjë

 

  1. Chiang Mai, Tajlandë

 

  1. San Miguel de Allende, Meksikë

 

  1. Romë, Itali

 

  1. Bolonjë, Itali

 

  1. Firence, Itali

 

  1. Paris, Francë

 

  1. San Sebastian, Spanjë

 

  1. Bejrut, Liba

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al