13 Qershor, 2022

Nga Andrew Garfield te Jessica Chastain, yjet që shkëlqyen në “Tony Awards 2022”


Andrew Garfield, Jessica Chastain dhe Sarah Paulson ishin ndër yjet e Hollywood që parakaluan në tapetin e kuq të ‘Radio City Music Hall’ të dielën në mbrëmje.

Ylli i “Grey’s Anatomy”, Jesse Williams, Zach Braff dhe Billy Porter ishin vetëm disa nga emrat që qëndruan pranë njëri-tjetrit. Legjenda e Broadway, Chita Rivera, 89 vjeç, u pa gjithashtu në tapetin e kuq, ndërsa nuk munguan Bryan Cranston, Bernadette Peters dhe Lin-Manuel Miranda.

Ylli i “Spider-Man: No Way Home” priti pothuajse 30 minuta për të bërë foton e tij në tapet, duke biseduar me Chastain përpara se të përshëndetej me Vanessa Hudgens.

Ylli i “High School Musical” fillimisht e anashkaloi tapetin, por u rikthye për të bërë selfie me një shok ndërsa gazetarët dhe fotografët filluan të shkrepnin disa foto.

Sarah Silverman u emocionua kur pa Patti LuPone, e cila më vonë mori një çmim për rolin e saj në “Company”, duke i dhënë një përqafim të madh dhe duke i thënë se e pëlqente veshjen e saj. Nuk munguan as fëmijët e Michael Jackson, Paris dhe Prince.

Më të mirët e Broadway-t u nderuan të dielën mbrëma në Radio City Music Hall të New York. Tony Awards u drejtuan nga veterania e Broadway-it Ariana DeBose, e cila së fundmi luajti në filmin “West Side Story” dhe fitoi një Oscar për aktoren më të mirë dytësore.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al