4 Prill, 2022

Nga Billie Eilish te Justin Bieber: Veshjet më skandaloze të “Grammy Awards” këtë vit


Çmimet Grammy njihen për zgjedhjet frymëzuese të modës, por disa të yjet nuk ishin edhe aq frymëzues mbrëmjen e djeshme në natën më të madhe të muzikës. Shfaqja e 64-të vjetore u mbajt në Las Vegas dhe në tapetin e kuq u shfaqën yje si Lady Gaga, Dua Lipa, Olivia Rodrigo, Doja Cat, të cilat na lanë gojëhapur me veshjet e tyre magjepsëse.

Por, si gjithmonë, pati edhe një sërë dështimesh nga yjet që morën vëmendje për të gjitha arsyet e gabuara. Billie Eilish dhe Justin Bieber kryesojnë listën e të veshurve më keq me veshjet e tyre oversize, me mëngët e kostumit të kanadezit aq të gjata sa i mbuluan duart teksa ecte në tapetin e kuq.

Bieber, i cili shkoi në tapetin e kuq me gruan e tij, Hailey Baldwin Bieber, kishte veshur një kostum gri që dukej sikur ishte të paktën katër herë më i madh se masa e tij. Ai e plotësoi veshjen e tij me një kapuç rozë dhe atlete me platformë të zezë Balenciaga Crocs. Ndërsa ai mund të ketë luajtur me trendin e viteve ’90, disa menduan se artisti shkoi shumë larg.

Ndërkohë, fustani i zi voluminoz i Eilish-it dukej si një pallto e mbështjellë në mënyrë të çuditshme mbi supet e saj. Ajo e plotësoi pamjen avangarde me çizme. Veshja e këngëtares 20-vjeçare ishte e ngjashme me fustanin gjigant që ajo veshi në Oscars javën e kaluar, gjë që i dha asaj një vend në listën e të veshurit më keq.

H.E.R. është cilësuar po ashtu si një dështim me një jumpsuit të verdhë që kishte mëngë voluminoze në ngjyrë ombre dhe detaje ari në pjesën e sipërme të trupit dhe poshtë këmbës së saj të majtë. 

Këngëtarja Tayla Parx ishte e veshur si një dinosaur me një veshje të gjelbër të ndezur që shfaqte thumba në krahët, këmbët dhe rreth qafës së saj. 28-vjeçarja e kombinoi look-un me një palë çizme të verdha të trasha që kishin edhe thumba të gjelbra. Teksa pozonte në tapetin e kuq, ajo mbajti në dorë gërshetin e saj të gjatë për të treguar topin me thumba të bërë nga flokët që ishte në fund.

Këngëtarja Alisha Gaddis gjithashtu i kaloi paksa kufijtë e modës me kokën e saj të bërë nga degë të arta. E shoqëruar me fustanin e saj në stil princeshe, ajo dukej si një nimfë druri.

Dhe ylli i rrjeteve sociale Kylie Rae Hall tregoi pak më shumë seç duhej me një dantellë të kuqe me dy pjesë, me dy të çara në secilën nga këmbët e saj. Të brendshmet e kuqe të 29-vjeçares shiheshin përmes pëlhurës së dantellave.

Ndërkohë, muzikanti Dillon Francis duket se nuk kishte bërë asnjë përpjekje për veshjen e tij. Ai u shfaq në tapetin e kuq i veshur me një bluzë, xhinse të zeza të ngushta dhe atlete me kuadrate bardh e zi. Ai gjithashtu mbante një çantë plastike Walgreens të mbushur me ushqime dhe pozoi me biletën e tij për shfaqjen.

 

Disa nga yjet e tjerë të cilësuar si më të veshurit keq:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al