13 Shtator, 2017

Nga burgu në pasarelë! Ky është modeli që po thyen rrjetet


 

Ai quhet Mekhi Alante Lucky dhe është vetëm 20 vjeç, i cili u arrestua në vitin 2016-të në zonën e Wakel sepse refuzoi që të paguante benzinën në një pikë karburanti.

Gjithashtu në momentet që u ndalua nga policia, Lucky bëri rezistencë duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë dhe kështu përfundoi në burg.

Falë veçantisë së syve të tij, njëri blu dhe tjetri kaf, fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale dhe menjëherë sapo përfundoi dënimin, ai u ngjit në pasarelë, madje në javën e Modës në New York. Ai ishte një prej modelëve të zgjedhur nga Helmut Lang.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al