8 Nëntor, 2024

Nga Çelsi te debutimi në po*no, befason ish-futbollisti: Isha më i mirë se Ronaldo


Fabio Paim në vitin 2008 ishte pjesë e Çelsit për disa muaj, por pa mundur që të zbresë asnjë herë në fushë me ekipin londinez. Më shumë sesa për karrierën e tij futbollistike, 36-vjeçari portugez është përfolur për eksperiencat jashtë fushe dhe për deklaratat e tij të bujshme.

5

“Ëndrra ime ka qenë gjithnjë që të bëhem aktor në filmat porno dhe kam marrë shumë oferta. Isha në faqet e para të gazetave pa bërë asgjë”, deklaron Paim, i cili më tej ka folur edhe për krahasimin me Kristiano Ronaldon:

2

“Ai (Kristano) është rritur me mua dhe kemi kaluar shumë kohë bashkë. Te Sportingu i Lisbonës isha unë numri 1 në atë kohë, ndërsa Kristano filloi të ishte Kristiano kur shkoi në Mançester. Atëherë askush nuk e mendonte që Ronaldo do të bëhej ky që është sot.

1

Kristano sot është mbreti, ndërsa unë nuk jam askush. Kisha më shumë talent, por talenti nuk mjafton. Nëse do të kisha vetëm gjysmën e mendjes së Ronaldos, nuk do të ishin më vetëm ai dhe Mesi, por unë, Kristiano dhe Mesi”, përfundon Fabio Paim, i cili tashmë po jeton ëndrrën e tij si pjesë e filmave porno.

4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al