8 Qershor, 2022

Nga divorci dhe lidhja e re te “përndjekja” e Elvana Gjatës, rrëfehen Rita Petro dhe vajza e saj


Shkrimtarja Rita Petro dhe vajza e saj Sofiana Filipi kanë folur së fundmi rreth marrëdhënies së tyre.

Sofiana është rritur krah Ritës edhe në ambjentet e punës, aq sa ndonjëherë linte mësimin duke u fshehur poshtë bankës së punës. E pyetur sot se si regaon kur etiketohet si “vajza e Ritës”, Sofiana tha:

“Nuk e kam pasur asnjëherë kompleks që unë duhet të jem dikushi, por indirekt duke dëgjuar gjithmonë ‘ti je mirë në këtë gjë se e ke nga mami’, ‘je mirë në këtë gjë se e ke nga babi’; fillojnë ato pyetjet ekzistenciale që i ka çdo kush, që janë; po kush jam unë dhe cilat janë aftësitë e mia. Filloi avash-avash ajo shkëputja dhe kërkesa për veten.”- tha ajo për “Abc News.”

Rita Petro dhe vajza e saj folën gjithashtu për periudhën e vështirë të divorcit, ku shkrimtarja pohoi se Sofiana e kishte kuptuar situatën mes tyre.

“Sofianës i ka mbetur mëndja se fillimisht nuk i kam treguar të vërtetën, ajo e ka nuhatur e para dhe thotë “pse s’ma the atëherë”, po mirë i thashë ta thashë pak më vonë”.- tha poetja. 

Gjatë intervistës vajza e Rita Petros riktheu në vëmendje edhe reagimin e poetes për tekstin e këngës “Me tana” të Elvana Gjatës. Ajo tregoi se e ngacmon shumë me këtë këngë, duke e lujtur shumë shpesh nëpër udhëtimet që bëjnë.

“Sa herë shkojmë në udhëtim vëjnë këngën e Elvanës. Iu thoja: “Po unë s’kam asgjë me Elvanën.” – tha poetja, ndërsa vajza e saj shtoi:

“Në atë periudhë ishim “të përshëndes me këtë këngën. Unë dhe vajzat e tezes e kthejmë çdo gjë në humor, qeshim me atë gjë dhe fillojmë tallemi. Më shumë mund të jetë mërzitur sepse e ngacmojmë shumë sesa mërzitet me komentet në Facebook.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al