28 Shtator, 2017

Nga festa në maternitet, Ilva Tare e Eduart Selami prindër për herë të dytë


Lajmi kryesor i mediave rozë sot, ishte ardhja në jetë e vogëlushit T(h)omas,djalit  të gazetares së njohur Ilva Tare dhe politikanit Eduart Selami.

Gazetarja Ilva Tare ishte dje në një transmetim live maratonë në studio, me rastin e 10-vjetorit të televizionit Ora News.

Gjatë fjalës së saj në studio, Ilva tha se një pjesë e tyre vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për t’ia përcjellë live publikut emocionet e një dekade dhe risitë e një tjetre që po vjen.

 

Por një ditë pasi e pamë në studio, u mësua se Ilva Tare është bërë nënë për herë të dytë.

 

Familjes së Eduard Selamit i është shtuar një trashëgimtar i vogël. Dyshja janë gëzuar me një vajzë pak vite më parë, ndërsa tani u bënë prindër të një vogëlushi.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme moderatorja ka qenë në krye të detyrës dhe fill pas kësaj ka shkuar në maternitetin e Tiranës ku ka sjellë në jetë të voglin e saj.

 

I urojmë vogëlushit jetë të gjatë dhe të lumtur!

 

Vogëlushi duhet të ndihet me fat jo vetëm për prejardhjen e tij, me dy prindër në karrierë, por edhe për njerëzit e tjerë që e rrethojnë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al