Kiara Tito nuk do jetë pjesë e asnjë formati ndryshe stilit të saj dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë.
Moderatorja, e cila momentalisht drejton “Style Star” u shpreh se fillimisht e ka nisur programin vetëm me vajzat dhe ideja ka qenë e saja. Sipas Kiarës emisioni është i suksesshëm dhe do të vazhdojë të transmetohet, duke hedhur poshtë kështu, aludimet se do të moderojë emisionin “Piranjat” në ABC.
E ftuar në “Ditë pas Dite” moderatorja tha se do të vazhdojë sezonin e tretë të “Style Star” dhe që prej momentit të parë që është bërë pjesë e televizionit, që 16 vjeç, televizioni vazhdon të mbetet dëshira e saj primare.
Ajo u pyet dhe për marrëdhëniet me kolegët, duke qenë se Kiara nuk ka qenë kurrë e përfolur për asnjë lloj konflikti.“Nuk jam zhgënjyer asnjëherë, nuk kam pasur hatërmbetje duke qenë se nuk i marr personale ato që ndodhin,” – u shpreh moderatorja.
Gjithashtu, Kiara është pyetur edhe për jetën romantike duke u shprehur se nuk ka askënd në jetën e saj. Lidhja e vetme e dashurisë të cilën në fakt Kiara nuk e ka pranuar kurrë publikisht ka qenë ajo me Butrint Imerin, e përfolur gjatë në mediat rozë.
Pak ditë më parë në një intervistë Kiara pranoi se është penduar për lidhjet e dashurisë që ka pasur, por nuk dha detaje se për kë bëhet fjalë. Po ashtu së fundmi, moderatorja ka rikujtuar momentin ‘e famshëm’ kur puthi Butrintin në faqe gjatë emisionit duke u shprehur se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.
“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”- tregoi ajo.
E pyetur disa kohë më parë për këngëtarin, ajo tregoi se i ka ardhur në majë të hundës me këtë histori, duke u shprehur se i ka ikur vlera kësaj teme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al