Çmimi i Madh i Monakos është mbyllur me kurorëzimin si fitues të pilotit të Red Bull, Sergio Perez në një garë plot emocione, të kushtëzuar edhe nga kushtet atmosferike. Ndërkohë yje si Heidi Klum, Naomi Campbell dhe Kit Harington morën pjesë në Grand Prix në Monte Carlo në eventin elitar të garave të ‘Formula 1’.
Supermodelja 48-vjeçare gjermane bëri një paraqitje të guximshëm me një jumpsuit shumëngjyrëshe me printe lulesh. Prezantuesja televizive dukej mjaft tërheqëse me një palë syze dielli të mëdha, ndërsa u shoqërua nga bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, 32 vjeç.
Supermodelja dhe Tom fillimisht ndezën thashethemet për lidhjen në vitin 2018, kur u panë duke u puthur ndërsa ajo punonte në programin NBC dhe më vonë gjatë atij viti u fejuan. Ajo më vonë u takua me Elisabetta Gregoraci, e cila u shfaq me një fustan-xhaketë sportiv të gjelbër, ndërsa bukuroshet u fotografuan duke qeshur teksa ecnin përgjatë rrugës.
Ndërkohë, Naomi kishte veshur një fustan maxi gri elegant me disa të prera që nxjerrnin në pak këmbët e saj të tonifikuara. Supermodelja, 52 vjeçe, nuk kishte veshur reçipeta teksa flokët i kishte drejtuar dhe kishte bërë një grim glam. Ajo u fotografua teksa ecte krah për krah me Ernesto Bertarelli.
Kit dhe gruaja e tij Rose Leslie, të dy 35-vjeç, dukeshin të mrekullueshëm me bluza të bardha dhe pantallona elegante teksa pozonin për një foto. Dyshja, e cila u martua në vitin 2018, dukeshin të lumtur teksa u bashkuan me shoferin e Red bull, Max Verstappen dhe drejtorin e ekipit Christian Horner në anë të pistës. Ata kanë shkrepur edhe një foto me skuadrën e plotë para garës së madhe, duke treguar mbështetjen e tyre për pilotët.
Lewis Hamilton veshi një këmishë ngjyrë bezhë të gjerë me diamante të vogla nga Valentino, me pantallonat bezhë. 37 vjeçari kishte veshur një palë atlete të bardhë Balenciaga, një varse të trashë argjendi dhe një gjerdan me perla.
Në garë nuk muguan as emra si Jackob Elordi, Simone Ashley, Izabel Goulart, Kevin Trapp.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al