3 Mars, 2024

Nga imazhet s*ksi, te roli si mama! Aurela Hoxha ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim! Fotografohet nga paparazzi teksa shëtit me vajzën në Tiranë


Prej shumë vitesh, Aurela Hoxha jeton në Barcelonë, ku ka tashmë jetën e saj familjare. Modelja prej vitesh ka celebruar dashurinë e saj dhe është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Megjithatë, një pjesë e saj është edhe në Shqipëri, ku ajo vjen shpesh.

Në një nga këto udhëtime të shkurtra për në vendin tonë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë. Këtë herë Aurela është larg imazhit që ishim mësuar ta shikonim vite më parë.

Nëse më herët e shihnim gjithnjë seksi dhe e kujdesshme deri në detaj për “look”-un e saj, këtë herë ishte ndryshe. Aurela tashmë është përshtatur me rolin e ri si nënë dhe natyrisht që edhe “look”-u i saj do të ndryshonte.

E veshur tërësisht sportive, modelja ka qenë së bashku me vajzën, që po e shtynte me karrocë. Me pantallona e xhup “over-size”, ajo ishte bashkë me mikeshën e saj, Dorina Gegicin, ku kanë bërë këtë shëtitje të shkurtër, duke mos zgjedhur të kenë një komunikim me njëratjetrën.

Duket se gjithë vëmendja ka qenë për vogëlushen Luna Ea, që duket tërësisht e qetë në karrocën e saj. Në një nga intervistat e saj të rralla, ajo ka folur për shtatzënitë, si dhe për partnerin, që vijon ta mbajë të fshehtë.

“Në fakt, nuk kam shumë kohë të rri në ‘Instagram’, kam parë komente për fshehjen e shtatzënisë dhe më duket pak absurd. Fakti që nuk e kam publikuar në ‘Instagram’, nuk do të thotë që e kam mbajtur sekret. Kam ardhur në Shqipëri, kam udhëtuar, kam dalë në restorante, në ‘Bllok’, njerëzit e mi e kanë parë të gjithë. Por, jo detyrimisht e kam parë të arsyeshme të hedh një foto. Ka shumë gjëra të jetës sime personale që nuk i hedh në ‘Instagram’, por s’do të thotë që i mbaj sekret, thjesht në ‘Instagram’ publikoj gjëra që i mendoj të arsyeshme. Në momentin që kam publikuar Alaronin, se kam bërë si prezantim, thjesht si një nga momentet e bukura që po kaloja. E kam kaluar shtatzëninë time shumë e lumtur, krenare. S’mund të mbahet një fëmijë sekret”, u shpreh ajo në “Natën me Aulonën”.

Modelja tregoi se shtatzënia nuk ka qenë e planifikuar dhe ka zbuluar lajmin se do bëhej nënë në një moment kur nuk e priste. Ajo u shpreh se është një nënë, e cila kujdeset 24 orë për djalin e saj.

“Më duket shumë e çuditshme që jam bërë nënë, s’jam mësuar akoma. Është katër muajsh. Do guxoja të thosha që kanë qenë ditët më të bukura të jetës sime, s’kam kaluar diçka më të bukur, është e jashtëzakonshme. Nuk e kam provuar lumturinë dhe dashurinë e vërtetë derisa kam parë Alaronin. Me Alaronin jam 24 orë vetëm unë, kujdesem vetë për të. Nuk e mendoja, por për fat të keq po, deri aty saqë edhe mamit tim i them: ‘Jo ti nuk di ta mbash’, më duket sikur kam kaluar një jetë dhe di, por ndoshta është instinkti që të vjen natyrshëm. Më duket sikur vetëm unë di ta mbaj, ta qetësoj. Nuk ishte e planifikuar, e kishim menduar, por ishte ideja kur të vinte të vinte. Muaji kur e zbulova se isha shtatzënë nuk e prisja, se muaj të tjerë kam bërë edhe testin, por atë muaj s’kisha shqetësime. U surprizova, qeshja, qaja. Nuk e besoja, shqetësimet më kanë filluar vonë. Isha me partnerin kur e morëm vesh”, tha Aurela Hoxha.

Ndërsa pyetjes përse s’ka prezantuar akoma me ndjekësit partnerin e saj, ajo iu përgjigj: “Është njëjtë si me Alaronin, do jetë një moment që do vendos ta publikoj, nuk është diçka që e ndjej sikur jam e detyruar me publikun që duhet t’i prezantoj partnerin. S’e kam ndjerë asnjëherë këtë, as kur kam marrë shumë komente. Fakti që kam një jetë publike është për profesionin që kam pasur, kjo s’do të thotë që ai e do këtë gjë. S’do thosha që ai nuk e do apo e do këtë, por ai ka respektuar zgjedhjet e mia, është totalisht zgjedhje e ime që unë ta publikoj kur ta ndjej dhe jo kur të kem presionin e publikut, njerëzve. Do vijë mbase momenti. Me ‘Alaronin’ e madh, se kam dy tani në shtëpi, është një njeri që rrallë herë më nervozon dhe kur e bën di të më qetësojë, është njeri i mirë, edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra se si më bën të ndjehem, ndjehem e plotësuar kur jam me të, më mjafton”, u shpreh Aurela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al