1 Nëntor, 2020

Nga karriera deri tek “princi i kaltër”, Brikena Asa flet hapur: Fakti që dëgjohem më shumë sesa shikohem, më veçon nga të tjerat


Ka hyrë në muzikë me bukurinë origjinale, nuk lakmon famën e shpejtë dhe beson te dashuria e një Princi të Kaltër.

brikena asa (7)

Një dekadë pasi u shfaq në “Top Fest”, Brikena Asa vazhdon bashkëpunimet në muzikë, terreni ku i pëlqen të shkelë me hapa të sigurt. Një vit pas duetit me Stinen në këngën “Dikur”, Brikena në këtë intervistë për “Panorama Plus” flet për klipin e ri me Altin Sulkun dhe paskuintat e jetës në botën e muzikës.

brikena asa (13)

Sapo ke publikuar klipin e ri që i dedikohet dashurisë, kur personit që të ka bërë për vete i thua “Ç’a m’ke bo!”. Si lindi ky bashkëpunim me Altin Sulkun?

Ishte ideja ime të bënim një projekt dhe falë miqve tanë të përbashkët, u mundësua, dhe Altini e priti në mënyrë fantastike. Është me të vërtetë një njeri shumë, shumë i mirë dhe kam respekt të veçantë për atë artist, sepse di të suportojë artistët e rinj.

brikena asa (11)

Si është të jesh pjesë e muzikës, ke kaluar ndonjë vështirësi apo barrierë deri tani?

Të jesh pjesë e tregut shqiptar është shumë e vështirë, sepse ka shumë barriera, ku talenteve të reja nuk u jepet mundësia dhe u mbyllen shumë dyer.

brikena asa (10)

E ke studiuar mirë tregun para se të hyje në botën e muzikës dhe në cilën rrymë mendon se e gjen më shumë veten?

Përpara se të marrësh një hap, normalisht duhet të shikosh ku do ta vendosësh këmbën… Mendoj te baladat dhe stili orient!

brikena asa (9)

Shumë vajza i hyjnë muzikës, po a ke një strategji tënden për të bërë famë dhe para të shpejta?

Gjërat e shpejta ashtu siç vijnë, ashtu dhe ikin. Nuk është se kam një strategji konkrete, por baza e gjithë kësaj është pasioni i madh për muzikën.

brikena asa (3)

Me imazhin e kujt këngëtari “Big” je rritur dhe kush artist ta ka rrëmbyer zemrën me këngët e tij apo të saj?

Nuk kam një këngëtar specifik, por ka këngë të ndryshme që më kanë frymëzuar.

brikena asa (2)

Një bionde si ti mund të jetë femër fatale, që do të thotë se posedon pushtetin e sharmit? Pse jo? Ndërkohë që konkurrenca është e fortë, ti me cilin producent do të hyje në bisedime për një hit, dhe sa mund të paguaje për të?

Hit-i asnjëherë nuk është i garantuar.

brikena asa (4)

Je perfeksioniste si natyrë dhe çfarë detajesh vure re kur pe veten në klip?

Nuk kapem me detajet e vogla, pasi ato ua lë në dorë profesionistëve.

brikena asa (1)

Dashuria e vërtetë, për mendimin tënd, ekziston vetëm në fabula këngësh apo dhe në jetë, dhe ti e ke provuar?

Dashuria e vërtetë ekziston, sigurisht. Jam ende duke pritur “Princin e Kaltër”!

brikena asa (6)

Çfarë mendon se të bën të veçantë në pamje këto kohë kur dëgjojmë shpesh frazën: “Janë bërë të gjitha njësoj”?

Fakti që s’kam asnjë ndërhyrje, ndoshta, por për aq kohë që dëgjohem më shumë sesa shikohem, do të thotë që jam ndryshe nga të tjerat.

Panoramaplus.al/Nga Klotilda Harka

brikena asa (5)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al