27 Shkurt, 2022

Nga kërcimi sensual në festë dhe bisedat me aktoren, rrëfehet “piloti” i Monika Lubonjës: Gruaja s’është xheloze, ja çfarë më tha kur pa…


Të gjithë e mbajmë mend takimin e ëmbël mes Monika Lubonjës dhe pilotit të saj. Pasi u “magjeps” nga performanca e tij teksa e përshëndeti nga parashuta, aktorja e takoi edhe live brenda në shtëpi pilotin, Arbër Xhaja.

monika lubonja

Ajo që nisi si një lojë në “Big Brother”, jashtë mureve të shtëpisë u shndërrua në një miqësi. Edhe përgjatë festës, Arber Xhaja dhe Monika u shfaqën shumë të afërt.

monika lubonja (2)

Madje, Monika dhuroi spektakël teksa kërceu për të dhe “performaca” u përmbyll me pilotin që e mbajti në krah aktoren. Por larg famës dhe lajmeve, Arbri ka një jetë të tijën, që duket se tashmë ka ndryshuar paksa nga fama. I kontaktuar nga “Panorama Plus”, piloti flet për miqësinë që ka krijuar me ish-banoren e “Big Brother” dhe për faktin sesi ka ndikuar kjo marrëdhënie në familjen e tij.

monika piloti arber xhaja9

Teksa Monika i është drejtuar me fjalë të ëmbla, Arbri sqaron se gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë. “Monika është një personazh karizmatik, na bënte për të qeshur kur e dëgjonim. Monikën s’e kam parë kurrë me atë sy, përkundrazi e shikoj si një femër të fortë, shembull për gratë shqiptare. E kam mbështetur dhe falë saj dhe fabulës që ndërtoi me pilotin e zemrës, njerëzit janë më pranë sportit tonë dhe fluturimeve”, shprehet piloti për “Panorama Plus”.

monika piloti arber xhaja4

Por kushdo do të ishte kurioz të dinte sesi e ka perceptuar bashkëshortja e tij të gjithë këtë “histori” të prodhuar javët e fundit.

monika piloti arber xhaja7

“Kemi 16 vjet bashkë. Nusja ka qenë gjatë gjithë fluturimeve të ‘Big Brother Vip’ me mua, pasi është ndihmës-pilote me mua. Edhe kur isha i ftuar, ka qenë në dijeni që unë do të mbaja lojën e Monikës për ta bërë atë mos të ndihej keq. E kemi lënë këto ditë të dalim me Monikën dhe bashkëshorten, por unë jam shumë i zënë me punët e fluturimeve dhe besoj nga java tjetër mund ta takojmë”, u shpreh Arbri, duke lënë të kuptohet se kjo situatë nuk i ka hapur probleme me gruan e tij.

monika piloti arber xhaja8

Madje, ai zbulon se gruaja e ka marrë me sportivitet edhe teksa ka parë fotot e bashkëshortit me Monikën në krah përgjatë festës.

“Më tha ‘ti je i çmendur’ dhe qeshi”, thotë Arbri. Ai zbuloi edhe detaje nga festa, ku ka qenë në shoqërinë e ish-banorëve të “Big Brother”.

monika piloti arber xhaja5

“Me thënë të drejtën, s’kemi pasur kohë si unë, si Monika, jemi takuar shumë pak dhe kemi folur gjëra të përgjithshme, më ka pyetur për fëmijët, e kam pyetur si po të duket tani që je jashtë. Këto atë natë te festa. Unë isha me Donaldin dhe Romeon në tavolinë kemi fol pak, shumë pak kur hyra dhe bëmë dhe kërcimin kaq ishte”.

monika piloti arber xhaja1

Kujtojmë se për këtë marrëdhënie, Monikës iu bë dhe një këngë. Ishte këngëtari Elgit Doda, ai që i dedikoi këngën “Piloti i Zemrës”, një dedikim i Monikës për Arbrit. Në sytë e pilotit kjo nuk është një këngë dashurie, por është kënga e një sporti që shpërndan dashuri.

monika piloti arber xhaja

“Piloti i zemrës ishte piloti i zemrës. Piloti i zemrës është i të gjithëve që nëpërmjet parashutave duan të shpërndajnë dashuri. Ose të provojnë sportin tonë, të provojnë të jenë si shqiponjë”, përfundon ai.

/Panoramaplus.al

monika piloti arber xhaja2monika piloti arber xhaja3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al