30 Maj, 2018

Nga koka te këmbët, ja tatuazhet e çuditshme që u bënë në ditën e panairit (FOTO)


Që nga koka deri te këmbët… nuk ka mbetur pjesë e trupit pa u pikturuar në Panairin e Tatuazheve në Londër, ku u zhvillua një event dyditor që mbahet çdo vit në kryeqytetin anglez.

Sipas mediave britanike, një burrë madje bëri tatuazh Joker-in, armikun më të madh të Batman-it në barkun e tij të rrumbullakosur mirë. Kurse një vajzë është fotografuar duke luajtur në celular, ndërsa tatuatori i bën një buqetë të vërtetë më trëndafila në të pasme.

Në spektakël morën pjesë 300 artistë. Aty u bë nami, pasi mijëra persona u dyndën çdo ditë atje për të bërë një tatuazh, ose qoftë edhe thjesht për të parë se çfarë bëhet aty.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al