24 Tetor, 2017

Nga Marina tek Luana, befasia e Edi Manushit me motrat Vjollca!


Duke nisur nga kjo e shtunë, në ekranin e “Top Channel” do të nisë formati më i ri “Kush Luan” që do të drejtohet nga Luana Vjollca.

Sikundër është lajmëruar edhe më herët  programi do të ketë në fokus argëtimin, duke sjellë në ekran lojërat mes dy skuadrave me konkurrentë VIP, që do të drejtohen gjithashtu nga dy personazhe të famshëm.

“RevistaWho.Com” ka zbuluar emrin e njërit prej kapitenëve. Fati e do që Edi Manushi, drejtuesi i “Procesit Sportiv” të mos i ndahet familjes Vjollca.

Pas përvojës si drejtues për thuajse një dekadë krah Marinës në të hënat e sportit, tashmë krah tij do të qëndrojë Luana me show-n e saj çdo të shtunë.

Sikundër ‘Panorama’ zbuloi pak më parë autorësia e këtij e programi i është besuar Blendi Salajt.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al