1 Korrik, 2023

Nga mashkulli më seksi, te ftesa për “Big Brother”, Lei Kraja: “Ja ku do të më shihni në shtator”


Modelja e njohur, Lei Kraja, ka nisur një aventurë të re televizive, ku çdo ditë mund ta ndiqni në “Pushime On Top’. Në intervistën e dhënë për “Panorama Plus” moderatorja na zbulon disa detaje gazmore nga “backstage” i këtij formati.

Më tej, moderatorja na zbulon më shumë për projektet e shtatorit, por edhe detaje nga ftesa për në “Big Brother”. E nëse jeni kurioz për jetën e saj private, Lei ka ndarë për herë të parë disa detaje, duke na zbuluar më shumë rreth mashkullit më seksi në sytë e saj.

Lei Kraja në “Pushime On Top”, si kanë shkuar ditët e para të këtij formati?

Ditët e para shumë intensitet, lodhje, por dhe momente të bukura që do mbahen mend për gjithë jetën.

Si e gjen veten te “Pushime On Top”, çfarë do të sjellësh ndryshe?

Unë e ndiej veten shumë të përshtatshme për natyrën që kam. Unë jam shumë spontane dhe nuk kam kurrë skript. Çdo gjë e sjell në moment. Unë dua të sjell vetëm mirësi dhe pozitivitet. Dhe theksin tim amerikan që s’do e heq kurrë vetëm do e theksoj më shumë. Tek e fundit jam një person që kam lindur jashtë jam rritur jashtë, jam shkolluar jashtë dhe jam krenare për shqipen time.

Një format i përditshëm me shumë volum, sa impenjative është për ju?

Je 24 orë duke punuar për këtë gjë. S’ke kohë të merresh me veten. Ka ditë që ke probleme personale, probleme me shëndetin dhe duhet ti harrosh për hir të punës dhe për detyrimin që ke ndaj publikut. Duhet të jesh gjithmonë në “top form” pavarësisht që të mbyt vapa dhe ke orë pa gjumë.

Le të themi që nuk ju lë aspak kohë për të pushuar vetë, apo i alternoni punën dhe pushimet?

Shumë pak kohë për pushim por jemi një staf që kënaqemi me njeri- tjetrin dhe koha fluturon.

A keni ndonjë histori “funny” apo gazmore nga “backstage” e xhirimeve të “Pushime on Top”?

Vetëm gjëra gazmore. Eni ka rënë nga kali për shembull. Unë kam “funny” ca fjalë që i them në shqip. Një shembull, “Cheers”.

Ku e gjen veten më komode Lei në gjithë këto formate që ka provuar?

Unë dhe në sport kam qenë komode, dhe këtu gjithashtu. Më pëlqen dhe spektakli. Dhe jam e dashuruar me “Top Albania Radion”! Çdo gjë që bej mundohem ta Leilëzoj.

lei kraja5

A ju mungon sporti, mund të themi se e keni mbyllur me sportin?

Më mungon por jo, nuk e kam mbyllur.

Nëse ka format që është në një formë spektakli e bëj me shumë qejf. I keni bërë planet për në shtator? Ku do t’ju shohim?

Për shtatorin e kam lënë në gusht të zgjedh një nga opsionet.

A kemi shanse t’ju shikojmë në “Big Brother”?

Unë jam shumë emotive për të qenë pjesë e “Big Brother”. Por, e dashuroj si format! “I’am obsessed”.

Të gjithë prisnim prezencën tuaj në “Big Brother” që lamë pas, pse nuk morët pjesë?

Mora pjesë çdo natë duke e ndjekur nga divani dhe duke dërguar vota.

A është Lei nga ato persona që vetëm e shijon famën apo ka edhe raste kur e bezdis?

Kush nuk e do famën? Ama e dua shumë dhe privatësinë. Ndaj kam dhe një “Instagram” private që e shijoj për veten time dhe mbaj 12 njerëzit e mi që si kam në “Instagram”-in publike.

lei kraja8

Nëse bëjmë një retrospektiv, ju shohim gjithnjë vetëm. Një zgjedhje e juaj për të mbajtur jetën private larg publikut, apo kaq  vështirë është që një mashkull t’ia u fitoj zemrën?

Jeta private mbahet larg dhe sa më larg. Kur njerëzit nuk ti dinë planet, atëherë realizohen objektivat.

Çfarë partnereje është Lei, posesive, xheloze, apo disi më e qetë?

Jam uragan, i kam të tëra, dhe shumë më shumë.

E shikoni veten me një mashkull të famshëm në krah?

“No comment” (qesh).

Mashkulli më seksi sot për ju në Shqipëri?

Kode name e ka Lis. Më shumë nuk zbuloj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al