Jo çdo gjë që ndodh në ‘Big Brother’ mbetet në ‘Big Brother’…
Ndonëse për shumë persona mund të jetë thjesht një lojë dhe trampolinë për vëmendje, shumë prej ish-banorëve të këtij edicioni të spektaklit të njohur kanë treguar të kundërtën. Shembulli i fundit vjen nga Arjola Demiri dhe Filloreta Raçi e njohur thjesht si Fifi, të cilat ndonëse nuk kanë debatuar me njëra-tjetrën, aktorja duket se nuk e ‘përtypi’ dot mbështetjen e këngëtares për Donald Veshajn pak ditë para finalës.
Në fakt marrëdhënia mes dy vajzave ka patur goxha lëkundje që kur Fifi ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Një prej debateve më të forta prej tyre ishte ai për Granitin, për të cilin Arjola mendonte se nuk kishte ndjenja për Fifin dhe e këshilloi këtë të fundit mos të shpenzonte më kohë pas tij. Gjë e cila nuk u prit mirë nga Fifi që i kërkoi mos të ndërhynte më në marrëdhënien e saj dhe modelit.
Megjithatë, me kalimin e ditëve ato i përmirësuan raportet dhe filluan të shkonin shumë mirë bashkë. Kur Fifi vendosi të largohej nga formati, Arjola shpërtheu në të qara gjë që u komentua jo pak në rrjetet sociale. Por, duket se kjo dhe fotot që u bënë meme në rrjete sociale i përkasin të kaluarës.
Hyrja e Fifit në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe fjalët për Donaldin që mërzitën Arjolën
Krisja e tyre nisi pasi Fifi u rikthye në “Big Brother VIP” pak para finales për të surprizuar Monikën me të cilën ka një lidhje të ngushtë. Ajo u takua me të gjithë banorët por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin. Ajo e inkurajoi atë dhe i kërkoi të fitonte spektaklin edhe për të.
Mirëpo, gjithë kjo Arjolës i është dukur e papritur. Asokohe ajo u shpreh se nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin, duke shtuar se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira.
Vetë Fifit iu kërkua të përballej me aktoren por ajo refuzoi të ishte pjesë e studios gjatë një prej spektakleve.
Debati në “Post Big Brother VIP”
Përballja e tyre ndodhi vetëm në “Post Big Brother VIP” ku u kujtuan momentet e vështira që Fifi ka kaluar në shtëpi, para se të merrte vendimin për të dalë. Këngëtarja u shpreh se asnjë nga konkurrentët nuk kishte pse t’i qëndronte pranë, nëse nuk donin.
Nga ana tjetër, Arjola u shpreh se i ka qëndruar pranë Fifit për çdo gjë por u shpreh se nuk e ka marrë dashurinë dhe mbështetjen në këmbim. “Nuk kisha pritshmëri. Ideja që unë e kam gjetur veten në krahun e Fifit dhe fjalët që më tha ishin fjalë mbështetëse. Dhe kur doli në krahun e Donaldit nuk është se u zhgënjeva sepse nuk kisha ndonjë pritshmëri të madhe. Ajo u kishte thënë dy njerëzve të njëjtën gjë dhe më bëri të besoj se fjalët që më kishte thënë mua nuk vlenin dhe nuk ishin të vërteta.”- deklaroi Arjola.
Krisja edhe pas mbarimit të “Big Brother VIP”
Kur nuk dihej se si po shkonte marrëdhënia mes tyre, një rreng i Monika Lubonjës e cila ishte e ftuar në “E Diell” të dielën nxori në pah se raporti mes tyre nuk ishte aspak i mirë dhe dy vajzat nuk janë sqaruar me njëra-tjetrën. Monika e mori në telefon për t’i kërkuar ‘llogari’ se pse ka folur keq për të pas krahëve.(pjesë e lojës) Mirëpo, në fund të telefonatës Fifi bëri një deklaratë që askush nuk e priste duke treguar se Arjola i ka bërë bllok në Instagram.
Pasi deklarata e saj bëri xhiron e rrjetit, Arjola reagoi me një postim në Instastory, duke shkruar se “lajkatarët duken si shokë” ku shtoi se kurrë s’duhet nënvlerësuar fuqia e një gruaje “Alfa”. Ajo e bëri shkrimin krahas një fotoje, ku u shfaq e veshur me një fustan të bardhë, por ajo që i binte në sy ishte edhe tatuazhi në krahun e saj ku shkruhej “Alpha.” ”Lajkatarët duken si shokë, ashtu siç duken ujqërit si qentë. Kurrë mos e nënvlerëso fuqinë e një gruaje Alfa”- thuhet në statusin e plotë të aktores.
Ndërkohë, nuk ka ende një reagim nga ana e Fifit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al