Sonila Meço ka folur si rrallëherë në një intervistë për jetën e saj personale përfshirë këtu edhe vajzën e saj, Amaris.
Ndonëse pranoi se ajo nuk ka qejf që moderatorja të flasë për të në intervista, Sonila u shpreh se Amaris është vajzë babi dhe se meraku më i madh për të është që të edukohet mirë.
“Ka shumë bezdi kur flas për të. Thotë fol për punët e tua, gjërat e rëndësishme. Dhe i them që “Ti je vepra ime më e rëndësishme. Kur të rritesh do e kuptosh se çfarë është krenaria e prindërit për fëmijën.” Por nuk do. Ka një sens përjashtues ndaj lavdërimeve. Është natyre e qetë dhe shumë racionale. Më thotë se unë mendoj me zemër dhe ajo me kokë. Më ngacmon që jam një natyrë e ndjeshme. Unë jo vetëm qaj por nuk jam Sonila pa drama. Por vetëm njerëzit e mi shumë të afërt e dinë këtë. Është gocë babi edhe pse unë i rri në kokë më shumë. Një merak kam, do doja të edukohej mirë. Si nga shkollimi edhe nga sjellja.”- tha Sonila e cila më pas u ndal edhe të bashkëshorti, Drini.
Ajo tha se kanë 21 vite krah njëri-tjetrit dhe pika më e fortë e raportit të tyre është se e kanë xhan njëri-tjetrin. Sonila tregoi se i kanë kaluar të gjitha fazat e lidhjes, madje edhe që janë ndarë në fillim por tregoi se i kanë rezistuar çdo gjëje dhe kanë funksionuar bashkë.
“Ne kemi një dollap vetëm me shapka për sherr. Bëj shaka. Sherret mes nesh nuk zgjasin shumë se e njohim shumë njerëzi-tjetrin dhe jemi bërë shumë shokë. Në një mënyrë a tjetër vjen momenti kur nuk do t’i bësh keq tjetrit edhe nëse ti ke të drejtë. Kur ishim të lidhur në fillim thoshim se jemi shokë dhe për mamin dhe babin tim e kemi 15 vjet bashkë, por në realitet kemi 21 vite. Jemi lidhur që fëmijë. Që në Klan kur fillova. Kur na panë rastësisht një natë bashkë njëri nga kameramanët i tha Drinit: ‘Na dole ti më i shkathëti’. Ne funksionuam shumë edhe si shokë, i provuam të tëra edhe një periudhë ndarje në fillim e kështu… por rezistoi sepse kur e do dikë të gjitha kalojnë. Pika më e fortë e marrëdhënies është se ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe ia duam të mirën. Të paturit xhan njëri-tjetrin. Edhe kur kemi patur kriza jemi rritur bashkë. Po mos të ishin momentet e vështira nuk do e njihnim njëri-tjetrin.“- u shpreh Sonila në “Natë me Aulonën”.
Me mbylljen e “Agon Channel” Sonila bëri një pauzë trevjeçare nga ekrani për tu rikthyer në nëntor 2018. “Nuk kisha vendosur ende për tu rikthyer. Jo se më ishte mërzitur ekrani, por shumë dinamika më kishin vendosur skiç në situatat e asaj kohe. Në 2018 kishin nisur protestat e studentëve dhe pronari i RTV Ora më bëri ofertë për një post drejtues, por unë nuk i dua këto poste. Dua poste kreative. I thashë që dua diçka sipas natyrës sime.”-tregoi ajo.
E pyetur nëse do donte të ndryshonte realitetin shqiptar duke u bërë pjesë e politikës Sonila tha se e përjashton absolutisht diçka të tillë. Ajo tha se do të përcjellë shembullin e saj përmes jetës së thjeshtë që bën.
“Jo vetëm që nuk e mendoj por as e pretendoj. Unë përpiqem të ndërtoj një jetë të thjeshtë. Kam bashkëshortin, vajzë, prindërit. Pazarin e dua ta bëj vetë. Fundjavat i kaloj në vende të thjeshta. Në jetën time përpiqem që vajzës t’i jap vlera, me partnerin të rritem bashkë, të kujdesem për prindërit. Kam bërë boll edhe me punën në ekran për të emetuar shembullin tim. Pra, si mund të jesh një grua me shtyllë kurrizore në një vend si Shqipëria. Deri këtu pretendoj. Këto pretendimet që do bëhem pjesë e politikës sepse do bëj ndryshimin e madh nuk i kam. Mua nuk më josh politika. Nuk më kanë joshur që 24 vjeç kur më kërkuan të kandidojë si deputete.”– u shpreh Sonila.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al