Nuk mund të mohohet se Pete Davidson është…joshës. Për detajet ka folur Kim Kardashian.
41-vjeçarja foli për marrëdhënien e saj me komedianin, 28 vjeç, gjatë episodit të 12 prillit të podcast-it të “Not Skinny But Not Fat”, duke thënë se në mënyrë të pashpjegueshme u tërhoq nga Pete pasi të dy shkëmbyen një puthje në ekran gjatë një skene në Saturday Night Live në fund të tetorit.
“Ishte një puthje skenike, por ishte pak zbavitje. Ishte diçka si një ndjenjë super, e çmendur. Disa ditë më vonë, unë thashë, “Hmm, ka një tërheqje të madhe,” kujtoi ajo, duke shtuar se ishte pak e mërzitur pasi zbuloi se Pete nuk kishte shkuar në festën e saj pas shfaqjes. “E mendova më vonë. Unë thashë, ‘Dreqin, ai është i vetmi person që nuk erdhi’.”
Kim ndezi thashethemet për romancën me Pete në javët në vijim pasi ata u fotografuan të kapur për dore në Kaliforni. Megjithatë, ajo tha se dalja në të vërtetë erdhi pasi dyshja kishin kaluar tashmë “privatisht” kohë së bashku në Beverly Hills.
Kim tha se e njihte aktorin e “King of Staten Island”, por ata nuk kishin komunikuar deri pas “Met Gala” në shtatorin e kaluar.
“Ai kishte kërkuar pak për numrin tim,” tha Kim. “E pashë atë në Met dhe ai e dinte që do shkoja në SNL, por nuk ishte bërë publike ende. Ai erdhi tek unë dhe ne po flisnim për SNL.”
Kim tregoi se i kishte thënë se ishte nervoze dhe Pete i kishte kërkuar numrin e telefonit për t’i dhënë këshilla. Por, kjo nuk ndodhi për shkak të veshjes së Kim që nuk i lejonte dot të prekte celularin. Kështu ata nuk patën asnjë kontakt deri në SNL.
Kim po ashtu është shprehur e hapur për tu bërë sërish nënë ndonëse nuk tha se me kë do donte të zgjeronte familjen. Në të ardhmen e largët apo të afërt?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al