14 Maj, 2022

Nga pagesa e teatrit te skandalet e festivaleve, Amos Zaharia habit me deklaratat


Aktori i njohur Amos Zaharia ka folur në lidhje me profesionin e tij në vendin tonë, duke bërë deklarata të forta festivalet e fimlave që organizohen.

Aktori shprehu se arsyeja e vetme pse e bën këtë profesion është pasioni dhe se nuk i interesojnë followersat apo fama.

“Kam përshtypjen që gjëja e parë që e motivon një aktor që të jetë aktor, është pasioni për ta bërë këtë profesion. Këto të gjitha gjërat, followersa, fama, janë derviate që vijnë si shkak të punës që ti bën. Për mua aktrimi është jeta ime, nuk e di nëse do isha bërë gjë tjetër. Dua të them që këtë punë e bëj për pasion për asnjë gjë tjetër.”– tha ai në një intervistë në “N’Zoom.”

Amos Zaharia është një nga aktorët shqiptarë që ka luajtur role në teatër, por edhe në filma dhe seriale. Sa i përket pagesës ai shprehu se në teatër pagat janë më të ulëta, ndërsa në gjërat komerçiale edhe pagesa është e tillë.

“Kur vjen puna te pagat e teatrit, nuk diskutohet se teatri subvencionohet nga shteti dhe detyrimisht pagat janë më të ulëta. Por ti e bën atë gjë sepse ti e ke pasion, ke dëshirën për t’i shërbyer vendit tënd nëpërmjet aktrimit. Kur vjen puna për të bërë gjëra komerçiale edhe pagesa është e tillë. Nëse do zgjidhja mes teatrit, filmit apo serialit, do të zgjidhja filmin sepse unë e kam filluar me filmin. Filmi i parë që kam bërë ka qenë në moshën 12 vjeç.”– tha aktori.

Aktori foli gjithashtu për festivalet e filmit që janë zhvilluar më parë në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët vitet e fundit nuk zhillohen më. Ai shprehu se festivalet kanë humbur sepse janë korruptuar dhe sepse bëhen kompromise.

“Festivalet kanë humbur nga vlera e tyre këtu në Shipëri, pikërisht sepse janë korruptuar. Që do të thotë bëhen kompromise që, “unë jam drejtori i festivalit, ti je shoku im aktor, do ta jap ty çmimin, por lekët do t’i ndajmë bashkë.” Fatkeqësisht ndodhin këto biseda. Dhe në momentin që humb meritokracia, dhe kur e di që filan aktor e meriton këtë çmim dhe nuk e merr por e merr një tjetër dhe kjo ndodh vit pas viti. Nuk janë më të vërtetë këto festivale. Mua nuk më ka ndodhur pasi unë jam personi që nuk i honeps fare këto gjëra.”– rrëfeu aktori.

Ai foli gjithashtu për rolet e tij, ku zbuloi se ka edhe role që i ka refuzuar për arsye që sipas tij janë më shumë teknike se sa artistike.

“Më ka ndodbur të refuzoj role siç më ka ndodhur ti pranoj dhe ti bëj me shumë qejf. Nuk është se kam një rol spesicifik, e rëndëshime është që roli ti flasë një audience të gjerë dhe të jetë i vëshitë. Kam refuzuar për arsye që jamë më shumë teknike se sa aritstike.”– tregoi Amosi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al