26 Maj, 2024

Nga planet për fëmijë të dytë tek dasma në Shqipëri, Françeska Murati zbulon çdo gjë! Modelja: Së shpejti do të…


Modelja Françeska Murati ishte një ndër ish-konkurrentët e “BBV” që mbrëmjen e djeshme morën pjesë në natën finale të spektaklit, ku Egla Ceno fitoi çmimin e madh.

E teksa po parakalonte në tapetin e kuq, Françeska është intervistuar nga gazetarët, ku nuk munguan as pyetjet pikante.

“Ke ndërmend të nisësh ndonjë fëmijë në Shqipëri?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua modeles e cila tregoi se së shpejti do të kurorëzojë me një dasmë dashurinë e saj me partnerin, ndërsa më pas do të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.

“Po pse jo kemi në plan të bëjmë një dasmë së shpejti dhe pastaj një bebe tjetër”-tha modelja.

Kujtojmë që Françeska dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, Charli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al