19 Prill, 2022

Nga planet për martesë dhe problemet me depresionin te ftesa e Beatrix Ramosajt, Liberta Spahiu habit me deklaratat


Moderatorja Liberta Spahiu është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga ndjekësit kanë qenë të ndryshme.

“Të lutem ftoje në emsion Beatrix Ramosajn”- shkruan një fans.

Ndërkohë moderatorja është përgjigjur që Beatrix do të jetë së shpejti e ftuar në emisionin e saj, por pa dhënë detaje.

“Së shpejti do ta kemi edhe Triksën në emision.”- shprehet Liberta.

Ndërkohë një tjetër ndjekës e ka pyetur moderaoren se kur do të martohet.

“Kismet nga fundi i vitit, ta mbarojmë edhe këtë verë edhe eca.”– iu pëgjigj ajo duke qeshur.

Ndër të tjera, moderatorja iu përgjigjë edhe pyetjes së një ndjekësi në lidhje me ankthin dhe depresionin.

“Të gjithë njerëzit kemi momente të këqija. Ndodhi të dhimbshme, ankth, nervozizëm, depresion, tejkalohen edhe këto. Është mirë t’i menaxhosh me ndihmën e eskpertëve.”- tha Liberta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al