Për katër muaj Dojna Mema e mbajti të fshehtë lajmin e shtatzënisë. Ajo u shfaq vetë e dyta në ekran duke prezantuar “Big Brother VIP Fans Club” dhe askush nuk dyshoi. Mirëpo, tanimë që e bëri publik lajmin nuk mund tu shpëtojë pyetjeve rreth shtatzënisë. Dojna ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram ku ka folur rreth pritjes së ëmbël.
Dikush e ka pyetur atë për emrin që do i vendosë të birit dhe nëse do ketë lidhje me babain e saj të ndjerë, por Dojna e ka mohuar diçka të tillë.
“Babit nuk i ka pëlqyer asnjëherë emri i tij prandaj jam e sigurt 100% se nuk do donte ai i pari. Unë dhe Vlashenti i kemi humbur baballarët në një vit diferencë nga njëri-tjetri por nuk do donim që emri i çunit të lidhej as me babin tim as me tijin. Ai do të rritet me historinë e gjyshërve të tij, e do të dijë gjithçka për ta, por nuk ka përse të mbajë mbi supe peshën e emrit te tyre sepse ka identitetin e tij. Yë paktën ne e mendojmë kështu”– ka qenë kjo përgjigja e moderatores.
Ndërkohë sa i përket pyetjes se si e mori vesh që ishte shtatzënë, ajo është përgjigjur shkurt: Siç e marrin vesh të gjithë me një test.
Shumë mund të pyesin nëse ajo do jetë më pjesë e ekranit dhe përgjigja është PO. “Sigurisht që do të jem pjesë e ekranit sepse profesioni imi parë mbetet prezantuese pavarësisht se jam angazhuar edhe në fusha të tjera. Megjithatë, duke qenë se kjo është shtatzënia ime e parë kam zgjedhur që këtë periudhë ta shijojë sa më shumë duke u kujdesur për vete dhe për bebin.”- është përgjigjur Dojna. Këtë vit ajo ishte moderatore e “Big Brother Fan Club” andaj ka dyshime se rikthimi i saj do jetë në këtë emision në fund të këtij viti në edicionin e dytë të reality-show.
Javën që lamë pas ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dojna ndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga vendi ku kanë bërë celebrimin, duke treguar se kanë organizuar diçka shumë të thjeshtë dhe private, ndryshe nga dasmat madhështore që jemi mësuar t’i shikojmë çiftet e showbizit shqiptar.
Dojna zgjodhi të veshë një kostum klasik të bardhë me atlete, ndërsa Vlashenti një kostum të zi jo dhe aq klasik nisur nga modeli i veçantë i xhaketës dhe pantallonat e gjera.
Moderatorja e bëri publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak muaj më parë, ajo i tha “PO” këngëtarit, teksa ky i fundit i propozoi martesë gjatë një udhëtimi në Barcelonë. Çifti nisën një romancë pas kësaj interviste dhe e mbajtën të fshehtë për disa kohë, derisa lidhja e tyre u zbulua nga ndjekësit teksa ata e konfirmuan vetëm në 2020. Në intervista të ndryshme Dojna nuk e ka fshehur dëshirën për tu bërë nënë duke u shprehur se e pret me padurim këtë moment.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al