4 Maj, 2022

Nga raporti me Alvisën te gjyqi me Ritvanën, rrëfehet ish-konkurrenti i Për’puthen


Ish-konkurrentët e “Për’puthen” Alvisa Qarri, Argjend Rraci dhe Ritvana Fetahu kanë qenë mjaft të komentuar edhe pas daljes nga programi, për postimet apo deklaratat e tyre.

Dyshja Argjend dhe Alivsa kanë qenë ditët e fundit kryefjalë e mediave sociale dhe shkak u bënë disa video që publikuan së bashku.

Ata publikuan një video së bashku në TikTok, në të cilën Alvisa kishte vendosur një audio ku i kërkonte Argjendit që ta dojë, t’i bëjë qejfin dhe mos t’i bërtasë.

Megjithëse Alvisa i mohoi zërat se ajo dhe Argjendi kanë nisur një romancë, ish-konkurrenti publikoi në rrjete sociale një video me ish-konkurrenten në makinë krahas së cilës shkroi, “shoferja ime personale”, duke ndezur sërish zërat.

Argjendi, i cili i ishte ftuar në një intervistë konfirmoi se ka mbetur vetëm shoqëri mes tij dhe Alvisës dhe thjesht kalojnë kohë bashkë. Ai komentoi edhe lidhjen e saj me ish-konkurrentin Bashkim Saiti, ku shprehu se nuk besuar kurrë që ka pasur ndjesi mes tyre.

“Unë nuk kam besuar kurrë as që mund të kishte një ndjesi mes tyre, as që do të mund të funksiononte  jashtë. Alvisa e di shumë mirë, pastaj se çfarë ndodhi mes tyre e dinë ata. Por që e prisja, madje e prisja më herët edhe dy javë që zgjatën ishte shumë e gjatë.”- tha ai në “Shqipëria Live.”

Në lidhje me raportin e tij me Alvisën ai tha:

“Në fillimet e programit kam pasur një pëlqim të them të drejtën, pastaj siç rrodhën gjërat… ajo me njohjet e saj unë me njohjet e mia. Dhe kohë pas kohe është shndërruar në një raport shoqëoror. E vlerësojmë shumë njëri-tjetrin. Për momentin e përjashtoj mundësinë që mund të jemi më shumë se shokë”

Ndër të tjera ai foli edhe në lidhje me deklaratat e një tjetër ish-konkurrenteje, Ritvana Fetahut, e cila tha pak kohë më parë se do të përballet ligjërisht me ish-konkurrentin pa dhënë detaje.

“Unë i kam dëgjuar vetëm fjalë dhe kanë mbetur vetëm fjalë. Nuk i kam marrë kurrë seriozisht prandaj as nuk kam replikuar. Nuk i kam marrë kurrë aq seriozisht, deklarata shumë…”– tha Argjendi.

Në një intervistë të zhvilluar më herët me ndjekësit, Ritvana u pyet nëse ka shoqëri të ngushtë me Argjendin.

“Gënjeshtër siç edhe e ka zakon. Më kanë shkruar shumë prej jush dhe ma kanë dërguar me foto, por kam zgjedhur mos të reagoj, sepse s’me intereson. Gjërat do të zhvillohen më shumë se kaq pranë institucioneve të duhura dhe prandaj nuk e kam të nevojshme as unë, as ju një luftë me story të padëshiruara”shkroi Ritvana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al