17 Shkurt, 2023

Nga raporti me Dafina Zeqirin e deri tek fshirja e këngës nga You Toube me Bleona Qerretin, rrëfehet Hekuran Krasniqi


Hekuran Krasniqi është këngëtari shumë i pëlqyer nga Kosova që u bë i famshëm në Shqipëri me këngën “Mandarinë” në bashkëpunim me Bleona Qeretin.

Sot pas kaq shumë vitesh sukses, kjo këngë është fshirë nga Youtube dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar arsyen.

“Siç e dinë publiku i dashur shqiptar, Bleona ka vazhduar karrierën e saj në Amerikë. Normalisht mbi bazën e nënshkrimit të disa kontratave mbi menaxhimin e saj atje, ka qenë edhe kërkesë për të ndarë krijimtarinë e Bleonës, jo vetëm “Mandarinën”, por edhe shumë këngë të tjera të saj përkohësish besoj. Do të vijë një moment i ri dhe do të shpërfaqet. Fatmirësisht “Mandarinën” dhe pjesën koncertale e kam unë në posedim dhe e mbaj në kanalin tim në Youtube dhe njerëzit mund ta dëgjojnë këngën dhe të na shofin edhe ne nga të gjitha trevat shqiptare se ka pamje të shumta nga Prishtina, Shkodra dhe kështu me radhë”, u shpreh Hekurani.

Më tej, ai ka folur dhe për raportin që ka me këngëtaren Dafina Zeqiri, pasi kjo e fundit e mohoi që Hekurani e ka sjellë atë në skenë duke i zbuluar talentin.  “Qëllimi im ka qenë i mirë, si i thonë, unë i kam mbaruar punët e mija. Ato që kam dashur të bëjë për dikë, me e ndihmu dikë në kohën kur ka dashur, e di edhe publiku, edhe miqësia, edhe zoti.

Nuk ndjej diçka që kam bërë, ishte një gaf e imja nga jo eksperienca ime me këto fenomene dhe i vetdijshëm që u lajthita me këtë gjë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al