16 Mars, 2021

Nga raporti me Generda Bracen, xhelozia për Saimir Kasemin e deri tek propozimi për martesë, Meri Murrizi i jep fund të gjitha aludimeve për lidhjen me ‘princin modern’


Meri Murrizi ishte konkurrentja që arriti t’i fitonte zemrën princit modern, Saimir Kasemit, në programin “Love Story”.

meri murrizi saimir kasemi (16)

Mirëpo, pasi dyshja dolën çift bashkë, të gjithë fansat e tyre duan të dinë se si vazhdon marrëdhënia mes dyshes.

meri murrizi saimir kasemi (6)

Së fundmi, Meri ka dhënë një intervistë për revistën “Bordo”, ku i dha përgjigje pyetjeve më të shpeshta që ndjekësit bëjnë për lidhjen e saj me Saimirin, si dhe duke hedhur poshtë të gjitha dyshimet se marrëdhënia e tyre nuk është reale.

meri murrizi saimir kasemi (2)

Marrëdhënia me Saimirin deri tani po shkon shumë mirë, jemi në fazën e parë  të njohjes së vërtetë përtej kamerave dhe po përpiqemi t’i kushtojmë kohë njëri-tjetrin duke shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë kohës dhe duke folur  me kamera.

meri murrizi saimir kasemi (4)

Dua të përmend edhe që një pjesë e publikut interesohen shumë për marrëdhënien tonë  dhe mendojnë se ne nuk jemi bashkë, por thjesht kemi nevojë për pak privatësi”,- ka thënë Murrizi duke i dhënë fund aludimeve të publikut.

meri murrizi saimir kasemi (17)

Për më tepër, 23-vjeçarja zbuloi se ka takuar familjarë të Saimirit, ashtu sikurse edhe ai familjarë të saj dhe tregoi se ç’mendim kanë të dyja palët për çiftin.

meri murrizi saimir kasemi (14)

Të afërmit e mi e kanë pëlqyer që në fillim, sepse thonë edhe pse është rritur jashtë ka taban shqiptari. Nuk mund të them që është një nga pjesëtaret e familjes që nuk e pëlqen, por me vëllain nuk flasim asnjëherë për këtë temë dhe mendoj se nuk e ka të lehtë pasi tashmë atë e kam në vendin e babait dhe mbase pret kohën kur çështja jonë të bëhet më serioze…

meri murrizi saimir kasemi (15)

Disa ditë pas përfundimit të ‘Love Story’ pata kënaqësinë që Saimiri të më prezantonte me mamanë dhe kushërirën e tij, e cila e ka mbështetur atë përgjatë atyre 3 muajve në program”,- tha Meri.

meri murrizi saimir kasemi (13)

Për të gjithë ata që menduan se arsyeja pse Meri nuk shkoi në Gjermani bashkë me Saimirin ishte Generda, 23-vjeçarja tha:

Është ende herët që unë të shkoj në Gjermani tek Saimiri, ky hap për mua është shumë i rëndësishëm”.

meri murrizi saimir kasemi (12)

Pas thashethemeve se Generda ishte e dashura e vërtetë e Saimirit jashtë emisionit, Meri zbuloi edhe raportin që ka me të tani pas përfundimit të emisionit.

meri murrizi saimir kasemi (10)

Generda është një vajzë shumë e mirë, kemi shkëmbyer shumë pak mesazhe me njëra-tjetrën që pas përfundimit të ‘Love Story’”.

meri murrizi saimir kasemi (8)

Ndër të tjera Meri tha se të dy bëhen xhelozë për njëri-tjetrin dhe nëse do të jetë e shkruar që dyshja të jenë bashkë, atëherë do të pranonte edhe propozimin për martesë nga Kasemi.

meri murrizi saimir kasemi (9) meri murrizi saimir kasemi (3) meri murrizi saimir kasemi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al