Nga pamjet me veshje ushtarake dhe me armë në dorë, është kthyer në një yll në Instagram prej postimeve tepër joshëse.
Bëhet fjalë për 29-vjeçaren Shannon Ihrke, nga Minesota e Shteteve të Bashkuara, e cila është shndërruar në yllin e ri të Instagramit. Fotot e saj “të nxehta” tregojnë fizikun që do ta kishin zili edhe modelet më të famshme profesioniste.
Biondja plot hijeshi iu bashkua ushtrisë në moshën 19-vjeçare dhe i shërbeu uniformës për katër vite. Më pas, ajo zhveshi rrobat ushtarake dhe veshi bikinit, për t’iu përkushtuar pasionit tjetër që ka, modelingut.
“Bota e modës më pëlqen dhe nuk e shoh si rrugë për të bërë para, apo për të patur propozime martese, por për t’u treguar të gjitha vajzave se mund të bëhen gjithçka që ato dëshirojnë dhe ëndërrojnë nëse punojnë fort”, shprehet Shannon.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al