5 Shtator, 2017

Nga Selia e PD-së tek Top Channel, ja cila është prezantuesja e re e ‘Wake Up ‘


Sapo është konfirmuar emri i tretë, në prezantimin e programit të mëngjesit Wake Up. Sot u fol për një figurë femërore mes  Enos dhe Islit dhe tani është e sigurt.

Tiranapost.al  ka zbuluar ekskluzivisht që moderatorja që do shoqërojë zgjimin e atyre që ndjekin Wake Up do të jetë ish-zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj.

Oriela më parë  ka pasur përvoja prezantimi në radio dhe televizion, por këtë periudhë ishte tërhequr nga ekrani dhe e kishim parë shumë pranë Renato Mekollit në projektin e tij të botimit të librit dhe hapjes së restorantit, por mesa duket oferta e ‘Wake Up’ i ka ringjallur Nebiajt dëshirën për ekran…duke sjellë pas një sezoni mashkullor, figurën e saj femërore në programin e mëngjesit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al