Përmes shtrëngimit të duarve, kur përshëndetemi, mund të kuptojmë shumë për personalitetin e dikujt.
Por, mesa duket përveç personalitetit mund të zbulojmë shumë edhe për gjendjen e shëndetit, përfshirë këtu nga rreziku i depresionit deri tek sëmundjet e rënda.
Problemet me zemrën
Përmes shtrëngimit të duarve mund të kuptoni rrezikun e një sulmi në zemër, apo goditjes në tru, sipas, një studimi nga shkencëtarët e Universitetit “Queen Mary” të Londrës.
Të dhënat zbuluan se individët që shtrëngojnë me pak forcë dorën, e kanë zemrën e dobët, pasi ishte në gjendje të pomponte më pak gjak në trup.
Nga ana tjetër, një shtrëngim më i fortë zbulon se zemra e tyre pompon më shumë gjak, si dhe ka një muskul të shëndetshëm të zemrës, çka lidhen me një rrezik më të ulët të problemeve kardiovaskulare.
Vdekja e hershme
Nuk janë vetëm sulmet në zemër dhe goditjet në tru që shoqërohen me një shtrëngim më pak të fortë.
Një studim i mbi një milion adoleshentëve meshkuj të lindur në Suedi midis 1951 dhe 1976 zbuloi se forca më e ulët e shtrëngimit të dorës ishte “e lidhur ndjeshëm me vdekshmërinë e lartë”.
Një studim i veçantë mbarëkombëtar i botuar në British Medical Journal (BMJ) zbuloi se ata që kanë një qëndrim të dobët në moshën e mesme kanë edhe një rrezik 20 për qind më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes dhe sëmundjet e tjera të rënda.
Depresioni
Një shtrëngim i pafuqishëm lidhet edhe me nervozizmin, çka në fakt mund të sinjalizojë një shëndet të dobët mendor. Studiuesit zbuluan se njerëzit me një shtrëngim më të dobët të duarve kishin deri në tre herë më shumë gjasa të kishin depresion të padiagnostikuar.
Kjo do të thotë se mjekët në të ardhmen mund të jenë në gjendje të tregojnë nëse një pacient është në fazat e hershme të gjendjes thjesht duke i shtrënguar dorën.
Arsyeja për këtë nuk është e qartë, por një teori është se të kesh një shtrëngim më të butë mund të jetë një tregues për forcën e përgjithshme fizike më të dobët, të shkaktuar nga mungesa e aktivitetit fizik – një shenjë tipike e rënies së mirëqenies mendore.
Kur duhet të shihni një mjek?
Nëse mendoni se mund të keni ndonjë nga gjendjet e theksuara, është e rëndësishme që të shihni mjekun tuaj të përgjithshëm. Një mjek mund të testojë gjithashtu forcën tuaj të shtrëngimit./ TheSun
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al