15 Dhjetor, 2017

Nga sot pasdite nisin reshjet, sinoptikanët: Më intensive do të jenë në…


Nga sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit, sipas parashikimit të IGJEUM. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) priten reshje në pjesën më të madhe të vendit. Në pjesën Veriore dhe Jugore reshjet do të jenë shumë intensive, ndërsa në pjesën qendrore intensive, por lokalisht deri shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve nuk përjashtohet mundësia e përmbytjeve lokale urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 °C / 16 °C
në vendet e ulëta: 13 °C / 15 °C
në vendet malore: 5 °C / 9 °C.

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.15) dhe nesër (e shtunë, dt.16) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonat malore dhe në bregdet mesatare deri e fortë.

25446011_964273340393179_4849043469457810887_n25158277_964273347059845_3462445569844320874_n25289600_964273350393178_878768540947329785_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al