19 Mars, 2024

Nga sqarimi i deklaratave për ngacmim s*ksual, eliminimi tek rikthimi i Liam Osmanit, çfarë pritet të ndodh në “BBVA”. Lideri para një zgjedhje


Sipas një postimi nga faqja zyrtare e “Big Brother” pritet që Liam Osmani të rikthehet në formatin e njohur.

Liam Osmani është ish-banori i “Big Brother” që u arrestua me shumë bujë brenda shtëpisë së BBV. Liam Osmani rezultonte i dënuar në vitin 2022, pasi në vitin 2019 përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani në vlerë rreth 6 mijë euro, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Ai hyri në territorin e Shqipërisë disa ditë përpara hyrjes në Big Brother dhe nuk u ndalua nga policia në Rinas. Liam Osmani deklaroi se ka qenë në dijeni të një denoncimi të bërë ndaj tij për mashtrim.

Gjithashtu Egla Ceno disa ditë më parë ka hedhur akuza të forta ndaj një figure të njohur të ekranit shqiptar duke pretenduar se ajo është ngacmuar seksualisht nga ai.

Pritet që gjatë spektaklit të sotëm ajo të pyete dhe të shpjegoj gjithçka lidhur me këtë deklaratë që habiti opinionin publik.

Jo vetëm me deklarata të forta por gjithashtu Egla Ceno është e përfshirë edhe në nominimin me Riken pas përplasjes fizike dhe hedhjes së produkteve të ushqimit.

Sonte do të mësohet se cila prej tyre lë përfundimisht shtëpinë.

Lideri i ri i shtëpisë do të vendoset para një zgjedhje të rëndësishme dhe të vështirë gjithashtu një surprizë është planifikuar nga produksioni për Françesken.

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al