23 Tetor, 2017

Nga studio në maternitet, nga materniteti në studio, moderatorja sapo i sfidoi gjithë nënat


Pasi qëndroi deri në orët e fundit të shtatzënisë në transmetim, Pranvera Borakaj ka vendosur t’ju shpallë sfidë të gjitha nënave të reja.

Kur nuk është bërë ende një muaj i plotë nga sjellja në jetë e vajzës së saj të parë, Pranvera është rikthyer në ekran dhe më në formë se kurrë. E veshur me një këmishë të bardhë, me flokët e kapura bisht, moderatorja ka shkëlqyer në këtë dalje të parë pas lindjes.

Mesa duket të pasurit një emision mëngjesi, “7 pa 5”, nuk ka qenë një pengesë për Pranverën që të rikthehej në punë, pasi në atë orar bebi është në gjumë,. Anasoil erdhi në jetë më 25 shtator.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al