Është koha për të filluar ndryshimin që mendoni për frutat, ne të gjithë kemi shijuar frutat, por kemi neglizhuar lëkurën, edhe pse shumë s
tudime provojnë se shumica e vlerës ushqyese në çdo frut është e pranishme në lëkurë dhe jo në tul. Vetëm sigurohuni që ju t’i lani frutat para se të hani.
Lëkura e frutave është e pasur me fibra që përmirësojnë tretjen dhe fitokimikate kundër kancerit.
1-Lëkura e mollës, e pasur me ushqyes
Lëkura e mollës është e pasur me vitaminë A dhe antioksidantë, të cilët janë të shkëlqyeshëm për shëndetin, si dhe fibra dietike që ndihmojnë tretjen.
2-Lëkura e limonit, ndihmon në tretje
Mund të jetë pak e hidhur, por ato ndihmojnë tretjen pasi janë të pasura me fibra, zvogëlojnë simptomat e IBS, si dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë imunitetin dhe reduktojnë dhimbjet. Janë të pasura me bioflavonoide që përmirësojnë aftësinë e mëlçisë për të shpërndarë toksinat nga trupi; Janë gjithashtu të pasura me kalcium që forcon kockat.
3 -Lëkura e portokallit, për uljen e niveleve të kolesterolit
Janë të pasura me fitonutriente, flavonoide dhe fibra. Përveç ndihmës për tretje dhe për forcimin e imunitetit, lëkura e portokallit ndihmon gjithashtu për të reduktuar kolesterolin e dëmshëm LDL.
4- Lëkura e kivit, hollues natyror i gjakut
Një nga lëkurat më të shëndetshme të frutave; ajo është e pasur me vitamina, minerale, fibra dhe antioksidantë. Ajo përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe është një hollues i efektshëm natyror i gjakut.
5-Lëvozhga e shalqinit, e pasur në vitamina
A keni provuar më parë lëkurën e një shalqini? Edhe pse nuk është aq e shijshme sa pulpa me lëng, lëkura përmban vitamina të ndryshme si vitamina C, Beta-karoten, tiaminë, likopinë, zink, kalcium dhe hekur. Kështu që përpiquni të jeni pak krijues herën tjetër me lëvozhgën e shalqinit, në mënyrë që të arrini të gjitha përfitimet shëndetësore të ruajtura në to.