E ftohura dhe gripi janë sëmundje që zakonisht zgjasin nga tre deri në shtatë ditë, por ka raste që ato zgjat deri në dy javë.
Kohëzgjatja jo normale e të ftohurës shpesh është subjekt i disa faktorëve që nuk duhen injoruar.
Mungesa e pushimit
Gjumi është thelbësor për një imunitet të fortë. Kur ftoheni apo jeni me grip atëherë duhet t’i jepni trupit mundësinë të pushojë që të jetë në gjendje të luftojë virusin pushtues.
Sigurohuni që të flini dhe pushoni mjaftueshëm të paktën tre ditët e para. Studimet kanë treguar se njerëzit që flenë më pak se 7 orë gjumë janë tre herë më të rrezikuar nga sëmundjet se njerëzit që flejnë më shumë se tetë orë.
Stresi
Stresi ka efekt të rëndë në sistemin imunitar. Ai e pengon atë të luftojë me efikasitet sëmundjet. Një sistem i dobët, nënkupton një pre e lehtë për gripin ose të ftohurën dhe përshkallëzim të simptomave.
Stresi i vazhdueshëm e bën trupin më të paaftë për t’iu përgjigjur kortizolit, hormonit përgjegjës që reagon ndaj virusit të të ftohurës.
Trajtimet e gabuara
E ftohura apo gripi mund të ngatërrohen shumë lehtë me sëmundje të tjera. Simptomat e të ftohurës mund të ngatërrohen lehtë me simptoma të alergjive Simptomat e të ftohurës kanë nevojë për disa ditë të shfaqen plotësisht.
Alergjitë shfaqen më shpejt dhe zgjasin për aq kohë sa të jeni në kontakt me substancën që shkakton alergji. Në të dyja rastet, do të prekeni nga kolla, rrjedhjet e hundëve dhe tështimet.
E ftohura nga ana tjetër shoqërohet me dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë. Sinoziti është një problem tjetër që ka simptoma të ngjashme me të ftohurën.
Simptomat janë dhimbje në zonën rreth syve dhe hundës dhe sekrecione të verdha. Në rastin e të ftohurës, simptomat shfaqen në ditët e para. Në rastin e sinozitit, këto simptoma shfaqen më vonë.
Ndaj këshillohet që konsulta me mjekun është e domosdoshme.
Medikamentet e gabuara
Shumë medikamente pretendojnë të shkurtojnë kohëzgjatjen e të ftohurës ose gripit me të paktën tre ditë. Këto pretendime janë të gabuara.
Për shembull, karamelet me vitaminë C janë të parat që rekomandohen nga farmacisti, por ato nuk janë një zgjidhje efikase në rastin e të ftohurës.
Antibiotikët shpesh nuk vijnë në ndihmë sepse ato nuk janë efikasë kundër viruseve dhe gripit. Mënyra më e mirë për të trajtuar të ftohurën është të menaxhoni simptomat e saj.
Antibiotikët janë zgjidhje e duhur për problemet me fytin ose sinozitin.
Disa këshilla për trajtimin e të ftohurës dhe gripit
Fryni hundët në mënyrë e duhur. Është e rëndësishme të hiqni sekrecionet e akumuluara në rrugët e frymëmarrjes
Kur të shfryni hundët përpiquni të shmangni presionin duke shfryrë flegrat me rradhë. Pasi të keni shfryrë hundët, lani duart.
Hidratohuni
Qëndroni të hidratuar duke pirë lëngje të ngrohta siç janë xhenxhefili me limon ose çajra.
Banjë me avull
Avulli është i dobishëm për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe për t’ju qetësuar.
Shmangni udhëtimet me avion
Presioni i ajrit në avion dëmton sistemin respirator.
Nëse duhet të udhëtoni mbani një solucion zhbllokues për hundët dhe përtypni çamçakiz për të larguar presionin/AgroWeb.org
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al