4 Mars, 2022

Nga unaza e Elton John te bullizmi për kërcimin dhe takimi me fansin 80-vjeçar, Dua Lipa i tha të gjitha te Jimmy Fallon


Dua Lipa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Tonight Show” me Jimmy Fallon, një nga showt më të njohur në gjithë botën. Këngëtarja me origjinë shqiptare foli rreth shumë detajeve interesante siç është bashkëpunimi i saj me Elkton John, “Future Nostalgia Tour” dhe i bëri një super surprizë një nga fansave të saj më të mëdhenj.

Në 2017, Dua bëri një kërcim në një prej koncerteve të saj që asokohe nuk u pëlqye dhe madje mori kritika dhe ofendime të shumta. Që nga ajo kohë Dua është perfeksionuar shumë dhe tashmë performancat e saj janë të njëjta me ato të kërcimtarëve profesionistë. Në intervista të ndryshme Dua ka thënë se kritikat dhe urrejtja që ka marrë e ndihmuan të punojë dhe perfeksionohet.

Kështu, në përgjigje të njerëzve që e ofenduan, ajo e ka rikthyer këtë kërcim në turin e saj të fundit që e ka nisur nga SHBA. Sigurisht, këtë herë në një nivel profesionist. E pyetur nga Jimmy Fallon për këtë, Dua tha:

“Ky moment më shkaktoi shumë trishtim. Po bullizohesha online dhe nuk ishte aspak e këndshme. Tani kur e shikoj nga një perspektivë tjetër e kuptoj që më ka ndihmuar të rritem dhe të bëhem artistja që jam sot. Më ndihmoi të perfeksionohesha, të bëja më shumë prova sepse dëshiroja të isha një performuese e vërtetë. Dhe tani unë e nis turin tim pikërisht me këtë kërcim.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Mes të tjerash ajo u ndal edhe te bashkëpunimi me Elton John “Cold Hearts” që arriti të kryesonte top-listat muzikore. Artistja u shpreh se e ka ndjekur John gjatë gjithë jetës dhe se bashkëpunim me të është një ng pikat kulminore të karrierës së saj.

Rikrijimi i këngës së tij është një nder i madh për mua. Tashmë e këndoj çdo natë në koncerte dhe është një ëndërr e bërë realitet.” Sakaq, Dua mohoi edhe lajmet që qarkulluan së fundmi në rrjetet sociale se Elton John i kishte dhuruar një unazë diamanti. Dua tha se i ka dhënë një nga unazat e tij herën e parë që performuan bashkë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Tonight Show (@fallontonight)

Në fund, Dua surprizoi një nga fansat e saj më të mëdhenj dhe bëhej fjalë për një 80-vjeçar të quajtur Papa Richy. Ai u bë viral në TikTok pasi mbesa i dhuroi një biletë për në koncertin e Duas dhe reagimi i Papa Richy ishte thjesht shumë emocionuese. Videoja e tij numëron rreth 10 milionë shikime.

Ai ishte i ftuar në emision pa e ditur se do takonte Duan. Kur e pa këtë të fundit u entuziazmua shumë dhe reagimi i tij ishte mëse i bukur. Ai kishte shprehur se një nga ëndrrat e tij ishte të kërcënte me Dua Lipën dhe kjo e fundit ia realizoi duke bërë një performancë me të.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Tonight Show (@fallontonight)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al