25 Maj, 2022

Ngatërresa, puthje dhe të qeshura/ Momentet pikante të gazetarëve me tifozët (VIDEO)


Finalja e madhe e Conference Leauge është pritur me shumë padurim dhe emocion nga shqiptarët ndërsa ditën e djeshme kanë mbrërritur në kryeqytet edhe tifozët e të dyja skuadrave që do të përballen sonte në staduimin “Air Albania.”

Tifozët shkaktuan jo pak trazira në kryeqytet, ku nuk munguan as gazetarët në terren që raportonin live duke marrë në pyetje edhe disa nga tifozët e dy skuadrave. Por përveç trazirave dhe momenteve të dhunës apo panikut, nuk kanë munguar as momentet gazmore e të veçanta me tifozët holandezë dhe italianë.

Një situatë e pazakontë ndodhi pasditen e djeshme me një tifoz të skuadrës së Feynoord dhe gazetaren Glidona Daci. Kjo e fundit po përgatitej për të raportuar nga zona e Pedonales ku ishin mbledhur tifozët holandezë, ndërsa njëri nga ata i afrohet dhe e puth në faqe. Më tej tifozi i kërkon të formojnë një zemër me duar dhe largohet pasi i dhuron edhe një puthje tjetër gazetares.

Daci e mori me mjaft sportivitet situatën, duke buzëqeshur dhe më pas nisi të raportojë.

Por, “surprizat” për gazetaren nuk përfunduan me kaq. Më vonë në mbrëmje një tjetër tifoz, sërish holandez i është afruar dhe e ka puthur.

Një tjetër situatë ka ndodhur gjatë raportimit live të gazetarit të “Ora News” . Kësaj here protagonistë kanë qenë dy shqiptarë, duke krijuar një situatë gazmore. Teksa gazetari po merrte në pyetje tifozët, ai u përball me një përgjigje të papritur nga një “tifozi” që kapi për të intervistuar.

Në fakt personi që ai donte të intervistonte ishte kamarieri i njërit prej lokaleve të zonës. Videoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gazetari: Alright! Hello we are live

I riu: Jam shqiptar mër shok, jam kamarieri.

Gazetari: Qenka kamarieri (shpërthen në të qeshura)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al