17 Tetor, 2017

Ngatërruan fëmijët në maternitet, nënat e kuptojnë pas dy ditësh dhe…


Pas lindjes morën në shtëpi dhe ushqyen me gji vajzat e njëra-tjetrës. I kishin ngatërruar në maternitet. Nuk bëhet fjalë për skenarin e një telenovele por për një histori të vërtetë. Ndodhi në një klinikë të njohur të Avellino-s në Itali. Rasti që u raportua edhe në kuesturë, arriti të zgjidhej falë numrit në dorën e bebeve që vendoset fill pas lindjes. Për fat të mirë shkëmbimi nuk qe definitive dhe foshnjet pas dy ditësh arritën të kthehen në familjet përkatëse.

Të dyja gratë që banonin në të njëjtën zonë, sollën në jetë dy vajza. Pas dy ditësh njëra nga nënat e reja zbuloi që numri në dorën e bebes, nuk korrespondonte me atë që ajo vetë mbante në dorë. Gruaja vuri menjëherë alarmin dhe kërkoi shpjegime tek personeli i spitalit. Familja tjetër u njoftua menjëherë. Tensioni i madh bëri që të ndërhynte edhe policia. Agjentët u siguruan për ngatërresën e bebeve pasi krahasuan fotot e vogëlusheve të shkrepura menjëherë pas lindjes. Pas kësaj familjet mundën të përqafonin fëmijët e tyre të vërtetë. Të dyja nënat paraqitën denoncim kundrejt klinikës. /RW/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al